Në 2010-n, të ardhurat nga sigurimet shëndetësore ishin 4 herë më të larta se sa në vitin 2000 dhe 2 herë më të larta se sa në vitin 2005. Pavarësisht shifrave në rritje, të ardhurat nga kontributet janë ende shumë të ulta për të mundësuar një vetfinancim të të ISKSH-së. Problemi kryesor është cilësuar në mënyrë të vazhdueshme norma e ulët e kontributit të sigurimeve shëndetësor, e cilanuk rritet për shkak të ndikimit të lartë në publik. Pagesa e sigurimeve shëndetësore bëhet njëkohëisht me atë shoqërore. Kështu shumë qytetarë, duke shmangur pagesën e sigurimit shoqëror, shmangin dhe sigurimin shëndetësor, që është disa herë më e ulët se sa ajo e sigurimit shoqëror.
Elementi i tretë dhe jo pak i rëndësishëm që ndikonë në të ardhurat e ISKSH-së lidhet me pagesat nën dorë dhe besimin e njerëzve kundrejt sistemit shëndetësor. Shërbimi shëndetësor afrohet njësoj si për të siguruarit dhe ata që nuk janë të siguruar. Nëqoftë se këto pagesa do të mblidheshin në mënyrë institucionale dhe do të përdoreshin me efektivitet, do të ndihej menjëherë përmirësimi i cilësisë së shërbimit. Varfëria, informaliteti i ekonomisë, janë disa faktorë të tjerë që japin ndikimin e tyre në mbledhjen e ulët të kontribute.
