Open Data Albania ka kryer një hulumtim mbi sektorin e agroindustrisë gjatë viteve të fundit, bazuar në të dhënat e Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit, dhe Mbrojtjes së Konsumatorit.

Agroindustria është industria që merret me prodhimin masiv të produkteve bujqësore.

Gjatë viteve të fundit, numri i bizneseve në sektorin agroindustrial ka ndryshuar si më poshtë:


 

Burimi: Ministria e Bujqësisë, Ushqimit, dhe Mbrojtjes së Konsumatorit
Analiza dhe Komentet: ODA

Në vitin 2009, ekzistonin 2,081 biznese në agroindustri, ose 36 më pak krahasuar me vitin paraardhës. Ulja e numrit të bizneseve është shoqëruar edhe me uljen e numrit të të punësuarve me rreth 657 persona. Pjesa më e madhe e bizneseve në agroindustri është në formën e furrave të bukës (1,102 biznese), e ndjekur nga bizneset e prodhimit të qumështit (342), miellit (171), prodhimit të vajit (108), verës (86), mishit (65), etj. Ajo që vihet re është mungesa e bizneseve të prodhimit të duhanit, duke filluar nga viti 2007.

Pjesa më e madhe e investimeve në agrobiznes është kryer nga vetë bizneset, ndërkohë që subvencioni nga buxheti i shtetit ka qënë thuajse zero.

Grafikisht burimet e fondeve për investime në sektorin e agroindustrisë paraqiten si më poshtë:

 

Burimi: Ministria e Bujqësisë, Ushqimit, dhe Mbrojtjes së Konsumatorit
Analiza dhe Komentet: ODA

Sektori agroindustrisë në Shqipëri ka potenciale të mëdha zhvillimi. Vetëm në vitin 2010, qeveria vendosi subvencionimin e prodhimit në shkallë të gjerë të qumështit, si dhe prodhimin e vajit të ullirit ekstra të virgjër. Kjo masë është e domosdoshme, pasi në këtë mënyrë agroindustria shqiptare mund të arrijë të konkurrojë në treg dhe madje të eksportojë produktet e veta.

Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Kontribuoi: R.E