Remitanca quhen transfertat neto pa kundërshpërblim nga jashtë vendit. Këto lloj transfertash janë një ndër komponentët e llogarisë korrente në bilancin e pagesave.
Open Data Albania ka kryer një hulumtim lidhur me nivelin e remitancave gjatë viteve të fundit në Shqipëri dhe Kosovë. Të dhënat bazohen në statistikat e Bankës së Shqipërisë dhe Bankës Qëndrore të Kosovës.

 

Remitancat e dërguara nga emigrantët shqiptarë dhe kosovarë kanë ndryshuar sipas grafikut:

 
Burimi: Banka e Shqipërisë dhe Banka Qëndrore e Kosovës
Komentet dhe Analiza: ODA

Në vitin 2009, rezulton se niveli i remitancave në Shqipëri është 781 milionë Eur, ndërsa në Kosovë 506 milionë Eur. Edhe pse në vlerë absolute niveli i remitancave të emigrantëve në Shqipëri është më i lartë se në Kosovë, duke patur parasysh që numri i emigrantëve ndryshon, duket se niveli i remitancave në Kosovë në raport me numrin e emigrantëve është më i lartë se në Shqipëri.

Edhe pse tendenca e remitancave në Shqipëri dhe Kosovë është e ngjashme sidomos pas krizës financiare të viteve 2008-2009, vihet re se ritmi i rritjes së remitancave ka rënë më tepër në Shqipëri. Konkretisht:

 
Burimi: Banka e Shqipërisë dhe Banka Qëndrore e Kosovës
Komentet dhe Analiza: ODA

Në vitin 2009 në të dyja vendet remitancat janë ulur me 6% krahasuar me vitin paraardhës, por në 2008, remitancat kanë qënë ende në rritje në Kosovë (4%) ndërsa në Shqipëri janë ulur me 13% krahasuar me vitin 2007. Pra efekti i krizës financiare të 2008-2009, është reflektuar më vonë tek dërgesat e emigrantëve kosovarë krahasuar me ata shqiptarë.

Në afatgjatë ulja e remitancave në të dy vendet pritet të sjellë rritje të deficitit korrent, dhe ulje të ritmit të zhvillimit ekonomik në mungesë të përmirësimit të treguesve të tjerë makroekonomikë.

Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Kontribuoi: R.E