Investimet e Huaja Direkte përbëjnë një ndër lokomotivat e zhvillimit
ekonomik në Shqipëri. Zhvillime radikale janë ndërmarrë për të
shndërruar strukturën ekonomike të vendit tonë, në një strukturë të
orientuar kundrejt IHD-ve, liberalizimit ekonomik, krijimit të një klime
më fleksibile dhe tërheqjes së investitorëve të huaj.

Përgjatë 20 viteve të fundit, Shqipëria është shndërruar nga një ekonomi
bujqësore në një ekonomi të orientuar nga shërbimet. Sektori i
shërbimeve në Shqiperi është i ri dhe dinamik.  Në vitin 2009, sektori i
shërbimeve llogaritet në 57.6 % të GDP ose 680.3 Milion €, dhe punëson
38 % të totalit të fuqisë punëtore. Nisur nga grafiku i mëposhtëm
vërejme që %- jet ndaj PBB për vitin 2009 janë perkatesisht 57.6 %
sektori i shërbimeve, 23.5 % industria dhe ndërtimi dhe 18.9 % bujqësia.


Burimi: INSTAT

Investimet e Huaja Direkte në sektorin e shërbimeve përbëjnë ¾- tën e
IHD- ve gjithsej në ekonominë e Shqipërisë. Ne vitin 2009 nga sektori i
shërbimeve u përllogaritën 680.3 milion € investime, duke u rritur me
9.7% nga viti 2008. Dy shërbimet kryesore në të cilat janë orjentuar
IHD- te janë telekomunikacioni dhe ndërmjetësimi financiar me
përkatësisht 23% dhe 33% të IHD- ve totale. Telekomunikacioni është
sektori më dinamik i shërbimeve në ekonominë shqipëtare. IHD- të në këtë
sektor u ngritën përmes privatizimeve dhe investimeve rrjedhëse nga
investitorë të huaj. Në vitin 2009 sektori i telekomunikacionit pati një
rritje prej 20 % ,duke kontribuar me rreth 533 Milionë lekë në PBB. Në
shërbimet e ndërmjetësimit financiar, aty ku, ndikuar ndoshta edhe nga
madhësia e investimeve në këtë sektor por edhe nga hapësirat ligjore,
IHD- të  shfaqen më gjerësisht. Është karakteristikë e vendeve në
tranzicion, që në hapat e para të zhvillimit të ekonomisë së tregut,
zhvillimi i sektorit financiar të paraprihet nga zhvillimi i sektorit
bankar. Studime të ndryshme kanë treguar se prezenca e bankave të
vendeve me ekonomi të zhvilluar në një vend me ekonomi në zhvillim
përbën parakusht për gjenerimin e IHD- ve edhe në të tjerë sektor të
ekonomisë se vendit pritës nga kompani të fuqishme të vendit investues.
Në vitin 2009 sektori  pati një rritje prej 9 % ,duke kontribuar me
rreth 443 Milionë lekë në PBB.

 

Burimi: INSTAT

Nga cfarë treguam më sipër investimet në shërbimet financiare dhe ato të
telefonisë janë pasojë ne nisje te privatizimeve. Pas zotërimit firmat
privatizuese shtuan kapital të konsiderueshëm duke zhvilluar në fund të
fundit, ekonominë shqipëtare. Për të tërhequr më shumë IHD në këto
shërbime, por jo vetëm,si dhe në sektorë të tjerë të ekonomisë- duhet të
mbahet parasysh se  sektori i shërbimeve nuk ndikon në rritjen e
eksporteve dhe rrjedhimisht në përmirësimin e bilancit tregtar-
nevojitet intensifikim i politikave në lehtësimin e kushteve të të bërit
biznes.