Rritja e vazhdueshme e konsumit, zhvendosjet e popullsisë dhe zhvillimi ekonomik, të pashoqëruara me një administrim të kujdesshëm të mbetjeve, i kanë kthyer ato në një burim të ndotjes së ambientit dhe të sëmundjeve. Në Shqipëri, një pjesë fare e vogël e mbetjeve riciklohen, shumë pak groposen dhe në të shumtën e rasteve depozitohen në zona të caktuara dhe digjen. Kjo sjell një ndotje të lartë të ajrit që thithin cdo ditë qytetarët shqiptarë.