Bazuar në të dhënat, rezulton se gjatë vitit 2010 Qarku i Shkodrës ka numrin më të madh të familjeve që përfitojnë ndihmë ekonomike. Në Shkodër rezulton se ka 15 433 familje që përfitojnë ndihmë ekonomike. Ndërkohë qarku me numrin më të ulët të familjeve me ndihmë ekonomike rezulton Durrësi, me vetëm 1442 familje në nevojë. Ndihma ekonomike është një ndihmë në para për familjet e varfra dhe shpërndahet çdo muaj. Ajo mund të jetë e pjesshme ose e plotë, në varësi të të ardhurave të familjes.
Në Shqipëri, gjatë 2010 kanë përfituar ndihmë ekonomike 97 540 familje, dhe vlera mesatare e fondit të ndihmës ekonomike në rang kombëtar ka qenë 347 465 mijë lekë në muaj. Shifrat tregojnë për një ulje të numrit të familjeve që përfitojnë ndihmë ekonomike, në krahasim me vitin 2005 dhe 2006, por për një tendencë në rritje gjatë 3 viteve të fundit.
Ndërkohë, fondi i ndihmës sociale ka pasur në rritje të vazhdueshme duke filluar nga viti 2007, dhe krahasuar me vitin 2009 ky fond është rritur me 5%. Edhe pse krahasuar me gjashtë vite më parë, numri i familjeve që përfitojnë ndihmë ekonomike është më i ulët, gjatë tre viteve të fundit vihet re një tendencë në rritje e numrit të familjeve të varfra, gjë që është shoqëruar edhe me rritjen e fondit të nevojshëm për mbështetjen ekonomike.
Qarku – Viti 2010
Berat – 5158
Dibër – 13967
Durrës – 1442
Elbasan – 12849
Fier – 3974
Gjirokastër – 2332
Korçë – 9593
Kukës – 11705
Lezhë – 8060
Shkodër – 15433
Tiranë – 11095
Vlorë – 1932
Totali – 97 540
