Në Kuadër të TEDxPrishtina Designing Optimism. U prezantua në Prishtinë në Ambientet e Shkollës Amerikane të Prishtinës, projekti Open.Data.Al – Promoting Transparency througt Data.
Për Open.Data.Al: Armand BRAHAJ.
Informaticien, nje nder promotoret me te vjeter ne internetin shqiptar, iniciues i disa projekteve web nder te cilat mund te përmendim www.shqiperia.com, albforumi.com etj. Aktualisht është duke bërë kërkime për PhD në Informating Engineering.
Z. Brahaj aktualisht punon në FIZ Karlsruhe Leibniz Institut për Infrastrukturën Informuese, një organizëm jofitimprurës që mbështet promovimin e inovacionit vendosur në Karlsruhe Gjermani.
Ai është një nga themeluesit e të parit dhe ndër më të njohurit web-portal në gjuhën shqipe www.shqiperia.com .

Një nga idetë e prezantuar në kuadër të Designing Optimism / Projekto Optimizëm është edhe projekti Open Data Albania www.open.data.al. Ky projekt është pjesë e filozofisë për të dhëna të hapura (me akses për publikun) në rastin konkret të dhëna mbi Shqipërinë. Projekti ka në thelb vendosjen në një web
–    të dhëna statistikore,
–    të dhëna që japin njohuri dhe bëjnë transparencë mbi menaxhimin e financave dhe pasurive publike në një vend,
–    pranëvendosje e parametrave krahasimor me vende të ngjashme,
–    të dhëna mbi fenomene thelbësorë të shoqërisë etj
Open Data si filozofi është përdorur më herët nga vende ku niveli i transparencës dhe demokracisë është i lartë. Në vende si Shqipëria apo Kosova ku demokracia dhe sistemi pluralist janë të vonshëm ndërsa klasa politike pa shumë eksperiencë kjo filozofi (OpenData) është pak e njohur. Në rastin e Shqipërisë (RSh) grupi i punës synon të japë përgjigje për pyetje të llojit:
–    Ku shkojnë paratë e mia (taksat);
–    Si menaxhohen apo tjetërsohen pasuritë publike;
–    Gjithashtu është synuar pasqyrimi i disa grup të dhënash që janë tregues mbi fenomene sociale apo kriminale të spikatura për kohëzgjatjen e tranzsicionit.
Ftohen masmedia, student dhe hulumtues të rinj nga Kosova si dhe publiku i gjerë në Kosovë të vizitojnë web-in tonë open.data.al. Urojmë që ky lloj modelimi mbi transparencën të përqafohet edhe për rastin e Kosovës si një shoqëri dhe shtet në hapat e parë të konsolidimit të demokracisë.
Ky projekt mundësohet nga Open Society Foundations Information Program, në bashkëpunim me ShqiperiaCom dhe Host.Al.
Instituti i Shoqërisë së Hapur për Informim punon për të rritur aksesin e publikut në njohuritë, për të lehtësuar komunikimin e shoqërisë civile, dhe për të mbrojtur liritë civile dhe lirinë për të komunikuar në mjedisin digjital. Programi i kushton vëmendje të veçantë nevojat për informacion të grupeve të njerëzve në pjesë më pak të zhvilluara të botës. Programi gjithashtu përdor mjete të reja dhe teknikat për fuqizimin e grupeve të shoqërisë civile në përpjekjet e tyre të ndryshme ndërkombëtare, kombëtare dhe vendore për promovimin e shoqërisë së hapur.
Open.Data.Al ju uron Gëzuar trevjetorin e Pavaresis dhe Suksese në njohjen dhe konsolidimin e Shtetit Kosovar.

Mbi TEDxPrishtina

X=independently organized TED event.
Gjithçka fillon me një ide.
Ka njerëz gjithandej, larg dhe afër Prishtinës. Të cilët në mënyrë konstante punojnë në projektime të ndryshme pozitive. Disa projekte publikohen, të tjera mbeten të panjohura. Në TEDxPRISHTINA atyre që e kanë dhënë tashmë mesazhin e tyre dhe atyre që këtë fat nuk e kanë pasur asnjëherë më parë, u jepen mundësitë të na thonë idetë e tyre.

Ligjërues në TEDxPrishtina:
Nita LUCI; Denis LACEJ; Armand BRAHAJ; Besa LUZHA; Blerim LIMANI; Visar KUCI; Arben ISLAMI; Bujar NDRECA; Blerim LIMANI; Arben ISLAMI.


                           Video nga prezantimi i Open Data Albania ne TEDxPrishtina

                        

                     Foto nga prezantimi i Open Data Albania ne TEDxPrishtina



Shkurt 2011