Është shtuar në mënyrë të dukshme rritja e numrit të turistëve në Shqipëri, gjatë viteve të fundit.  Në një studim të bërë nga “Open data Albania”, mbështetur në të dhënat statistikore të INSTAT dhe ministrisë së Turizmit, vihet re se numri i turistëve në periudhën 2007-2010 është rritur ndjeshëm çdo vit.  Gjithashtu, janë shtuar edhe të ardhurat nga ky sektor prioritar i ekonomisë së vendit.  Për vitin 2011 pritjet janë edhe më të mëdha.