Open Data në Universitete. Ftesë për Bashkëpunim.
Gjatë muajve të funksionimit ODA është përcjellë me interes edhe nga Studente dhe Stafe Akademike te Universiteteve Shqiptare.  Konkretisht ODA është konsideruar si burim shkencorë dhe Metodologji për Hartimin e Temave për mbrojtje Diplome në disa Departamente Shkencore e Profesionale. Në tre departamente shkencore pranë Universiteteve Shqiptare janë miratuar dhe janë në proces hartimi Punime Shkencore për mbrojtje Teme Diplome (të nivelit të dyte) ku metoda sasiore apo metoda miske e punimit është bazuar në të dhëna statistikore apo metodologjisë inovative të ODA.

Fakulteti i Filologjisë dhe Historisë Universiteti i Tiranës, Departamenti i Gazetarisë studentja Aurora Koromani ka marrë miratimin për hartimin e një teme mbi pasqyrimin mediatik të fenomenit të Gjakmarrjes në Shqipëri. Një nga kapitujt e punimit shkencorë bazohet në analizën e trendit, vëllimit dhe përhapjes së këtij fenomeni ndër vite. Kjo pjesë e studimit është bazuar në një prej artikujve të ODA, Gjakmarrja permes shifrave. Kjo teme me titull “Gjakmarrja dhe familjet e ngujuara ne Shqiperi” u prezantua për vlerësim në datën 11 korrik pranë Departamentit të Gazetarisë në Fakultetin e Filologjisë dhe Historisë. Udhëheqës shkencor i temës është Pedagogu Eno Popi. Tema u vlerësua me note maksimale dhe u shoqërua me nje produksion radiofonik, te cilin po e publikojme me poshte:

Mbi këto punime shkencore stafi i ODA është njohur nga kontakti i vetë studentëve pranë Zyrave ku realizohet projekti. Studentët janë paraqitur duke kërkuar mbi mundësinë e informacionit më të zgjeruar apo metodologjisë së punës së ODA për realizimin e të dhënave sipas temave. Nuk është bërë ndonjë prezantim më i drejtpërdrejtë me Departamentet Shkencore apo stafet akademike.
Pas vlerësimit në Universitete disa prej Punimeve do të përzgjidhen dhe një ekstrakt i tyre do të publikohet në një rubrikë të veçantë të ideuara në webin Open Data Albania.

Impakti i deri tanishëm i ODA në Ambiente Universitare i dedikohet prezantimit të Open Data në Shtyp dhe Televizione nëpërmjet një numri të gjerë artikujsh me tematika të ndryshme si edhe eksperiencës dhe bashkëpunimit në ambiente akademike të anëtarëve të grupit të punës për ideimin dhe realizimin e Open Data Albania.

     

Deri tani nuk janë bërë prezantime të drejtpërdrejta në universitete por, interesi i studentëve dhe pedagogëve është i dukshëm. Ftesa për bashkëpunime dhe prezantime janë të shumta dhe të mirëpritura.Një prezantim më i drejtpërdrejtë i ODA në disa prej Fakulteteve më të mira që funksionojnë në Shqipëri do të rriste ndjeshmërinë dhe impaktin e Open Data në Shqipëri.

Open Data Albania fton studente dhe pedagogë të universiteteve shqiptare te kontaktojnë për bashkëpunime të mëtejshme, si dhe ne lidhje me publikimin në hapësirat e  Open.Data.Al te punimeve apo ekstrakteve që përkojnë me aplikimin e metodologjisë dhe ideologjisë Open Data.