Vdekshmëria foshnjore është një tregues i rëndësishëm i kushteve shëndetsore të një vendi. Ky tregues përdoret edhe për krahasimin e zhvillimit socio-ekonomik të shteteve (sa më i lartë treguesi, aq më problematike është situata). Vdekshmëria foshnjore është numri i foshnjeve që vdesin para se të arrijnë moshën 1 vjeç, për 1,000 lindje.
Duke filluar nga viti 1995, vdekshmëria foshnjore për 1,000 lindje në Shqipëri ka ndryshuar sipas grafikut:

Burimi: Banka Botërore
Komentet dhe Analiza: ODA
Sikurse mund të shihet edhe nga grafiku, treguesi i vdekshmërisë foshnjore ka ardhur vazhdimisht në ulje, duke arritur minimumin në 2009, me 14 vdekje për 1,000 lindje. Ky është një trend pozitiv, por që duhet të krahasohet edhe me vendet e rajonit, për të krijuar një ide më të mirë për situatën.
Krahasuar me vendet e rajonit, Shqipëria renditet në vendin e fundit (ka treguesin më të lartë), lidhur me vdekshmërinë foshnjore. Konkretisht vendet e rajonit në 2009, kanë këto tregues:
Burimi: Banka Botërore
Komentet dhe Analiza: ODA
Situata më e mirë duket në Greqi, me një tregues 3 të vdekshmërisë foshnjore për 1,000 banorë, e ndjekur nga Serbia (6), Maqedonia (10) dhe Bosnja dhe Hercegovina (13). Për Shqipërinë treguesi është më i larti në rajon (14).
Të gjitha vendet e rajonit kanë tregues më të mirë, çka tregon se Shqipëria është ende e prapambetur krahasuar me këto vende, sidomos në fushat e shëndetësisë dhe kushteve ekonomiko-sociale.
