Bisedë ne studion e Ora News

E ftuar: Aranita BRAHAJ – Drejtore e Open Data Albania
Open Data Albania ka prezantuar
se fundmi nismën për ODA ne Universitete. ODA në Universitete vjen si
rrjedhoje e  impaktit të mire te deritanishëm te këtij projekti tek
publiku dhe media.
E ftuar ne studion e ORA NEWS
drejtorja e ODA znj. Aranita Brahaj është shprehur se në gjashtë muajt
në vijim do të targetohet grupi i studentëve si profesionist të
ardhshëm. Në këtë kuadër stafi i Open Data Albania do të ndërmarre një
grup prezantimesh në auditoret e fakulteteve te ndryshme. Gjithashtu
studentët që kanë realizuar punime shkencore sipas metodologjisë të Open
Data do të vlerësohen dhe përzgjidhen për publikim të punimeve të
websitin e projektit.

Krahas ODA ne Universitete Open
Data Albania do të publikojë këtë sezon rreth 100 artikuj të rinj
hulumtues mbi tregues ekonomik dhe social si financë publike, demografi,
shëndetësi, edukim, mjedis, statistike elektorale etj. Brenda muajit
tetor Open Data Albania do te prezantohet edhe ne gjuhen angleze për të
rritur impaktin edhe tek studiues, aktivist apo grupe te caktuara qe
kane në fokus të punës dhe interesit të tyre Shqipërinë.