Projekti Open Data Albania u prezantua se fundmi edhe në një nga universitetet më me traditë ne vendin tonë, Universiteti Aleksandër Xhuvani ne Elbasan. Nëpërmjet një bashkëbisedimi me student të degës Gazetari ne Fakultetin e Shkencave Humane u prezantua puna e realizuar dhe mundësia e përdorimit të teknologjive të reja të informacionit në dobi të publikut dhe grupeve të profesionistëve. Studentët përcollën me interes jo vetëm mundësinë e aksesit në informacion dhe të dhëna statistikore nëpërmjet ODA, por edhe metodologjinë si mjaft interesante dhe aktuale.
Prezantimi u realizua nga pedagogu i lëndëve Komunikim Publik dhe Etikë z. Isidor Koti sëbashku me Drejtoren e Projektit znj. Aranita Brahaj. Studentët ndoqën me interes demonstrimet në vidioprojektor të website-it te projektit që vizualizon dhe bën të qarta për publikun mjaft tregues statistikorë për tema si arsimi, financa publike, shëndetësia, inovacioni, turizmi, mjedisi, kriminologjia etj.
Gjithashtu të pranishmëve ju bë i njohur edhe impakti i gjerë që ka Open Data në vende dhe shoqëri të zhvilluara të Globit. Tematika dhe përmbajtja e Open Data Albania u gjet nga studentët tepër interesante në përmbushjen e mjaft temave për ese dhe diplomim gjatë procesit akademik. Gjithashtu në takim u bisedua edhe mbi përfshirjen e studentëve në procesin e ideimit dhe agregimit të të dhënave të hapura.
Projekti Open Data Albania përvec transparencës nëpërmjet publikimeve ka në qëllimet e tij edhe konsolidimin e mendimit kritik dhe analizën e bazuar mbi argument konkret dhe statistikorë. Prezantimi i datës 31 tetor në Universitetin e Elbasanit do të pasohet me të tjera takime dhe bashkëbisedime në auditorë shqiptare.