Duke krahasuar rezultatet zgjedhore te katër proceseve të fundit elektorale për qeverisjen lokale rezulton se në drejtimin e bashkive në vend ka kryetar që kanë fituar dhe qeverisin për një mandat të tretë apo të katërt.
Komentet dhe analiza:ODA
Burimi:Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Buletin 2000, 2003, 2007 dhe 2011
Komentet dhe analiza:ODA
Burimi:Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Buletin 2000, 2003, 2007 dhe 2011
Aktualisht sipas ODA, në mandatin e tretë qeverisës janë 11 kryebashkiak ose 17% e listës në total. Konkretisht janë: z. Fadil Nasufi, bashkia Berat; z. Adriatik Zotkaj, bashkia Poliçan; z. Roland Keta, bashkia Bulqizë; z. Ilir Krosi, bashkia Peshkopi; z. Baftiar Zeqaj, bashkia Fier; z. Flamur Bime, bashkia Gjirokastër; z. Valter Miza, bashkia Bilisht; z. Fatmir Gruda , bashkia Leskovik; z. Artan Shkëmbi, bashkia Pogradec; z. Fiqiri Ismaili, bashkia Vorë dhe z. Shpëtim Gjika, bashkia Vlorë.
E veçantë sipas analizës hulumtuese të Open Data Albania është se një nga bashkitë konkretisht ajo e Maliqit në rrethin Korçë drejtohet për herë të katërt nga i njëjti individ z. Gëzim Topçiu.
Komentet dhe analiza:ODA
Burimi:Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
Lista elektronike si vijon pasqyron të gjithë kryetarët e bashkive të zgjedhur në katër proceset e fundit zgjedhore duke dhënë edhe informacionin e duhur për mandatet e ripërsëritura.
Komentet dhe analiza:ODA
Burimi:Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
Kontribuoi: Aranita Brahaj
