Tashmë sistemi karakterizohet nga një numër relativisht i madh bankash private (16), i financuar kryesisht nga depozitat e publikut, dhe i fokusuar në aktivitetin e kredidhënies, kryesisht për bizneset. Struktura e kapitalit aksioner të bankave në Shqipëri pasqyrohet në tabelën e mëposhtme (deri më datë 31/12/2010):
Burimi: Banka e Shqipërisë
Komentet dhe analiza: ODA
Sikurse mund të vihet re, i gjithë sistemi bankar tashmë është i privatizuar, dhe pjesa më e madhe e kapitalit zotërohet nga entitete të huaja. Grafikisht shpërndarja sipas origjinës së kapitalit aksioner paraqitet si më poshtë (deri me datë 31/12/2010):
Burimi: Banka e Shqipërisë
Komentet dhe analiza: ODA
Përqindja e kapitalit vendas dhe të huaj për bankat ilustrohet grafikisht si vijon:
Burimi: Banka e Shqipërisë
Komentet dhe analiza: ODA
Shpëndarja e kapitalit aksioner me origjinë vendet e Europës, për bankat në Shqipëri paraqitet në hartën më poshtë:
Burimi: Banka e Shqipërisë
Komentet dhe analiza: ODA
Sistemi bankar shqiptar nuk paraqet një përqëndrim të theksuar në një vend të caktuar (duke përjashtuar Greqinë), dhe kjo mund të konsiderohet si një element pozitiv për shkak të efekteve të diversifikimit.
