Nga ky këndvështrim, Shqipëria mund të quhet një vend i bekuar. Për sasinë e burimeve që gëzojnë, qytetarët e Shqipërisë duhet të ishin të fundit që t’i mbanin sytë nga ora e të kontrollonin çezmën nëse kanë apo jo ujë. E megjithatë, ende një pjese të mirë të popullatës nuk i ofrohet shërbimi i ujit, ndërkohë që edhe më fatlumët janë subjekt i ardhjes së ujit sipas orareve të caktuara.
Aktualisht, sektori i ujësjellës-kanalizimeve e realizon funksionin e tij nga ndërveprimi i Entit Rregullator të Ujësjellës Kanalizimeve (ERRU), Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit (MPPTT), Njësive përkatëse të Qeverisjes Vendore dhe shoqërive që realizojnë shërbimin e furnizimit me ujë dhe largimin e ujrave të ndotur. Deri në vitin 2010, në këtë sektor operonin 56 kompani, nga të cilat 43 janë të licencuara, 5 iu kishte mbaruar afati i licencimit dhe 8 nuk kishin aplikuar asnjëherë për licencim, edhe pse ky përbën detyrim ligjor.
Burimi: DPUK
Komentet dhe përpunimi: ODA
Licensimi i operatorëve të sektorit të ujësjellës-kanalizimeve në përqindje paraqitet grafikisht:
Burimi: DPUK
Komentet dhe përpunimi: ODA
Situata e furnizimit me ujë të pijshëm
Pavarësisht burimeve të shumta, sipas të dhënave të vitit 2010, 19.7% e popullsisë totale që jeton në zonën e juridiksionit ku operojnë shoqëritë e monitoruara nga DPUK, nuk shërbehen nga sistemet e furnizimit me ujë të pijshëm. Pjesa më e madhe e tyre jeton në fshat (67%) ndërsa qyteti prezantohet me një sistem më të përmirësuar.
Burimi: MPPTT
Komentet dhe përpunimi: ODA
Nga popullsia totale që furnizohet me ujë, 78% e tyre jeton në qytet dhe vetëm 22% jetojnë në fshat. Nëse bëhet një krahasim në raportin furnizohet/nuk furnizohet me ujë për zonat rurale dhe urbane, do të vihej re se: 9.2% e popullsisë që jeton në zonat urbane dhe 43% e popullsisë që jeton në zonat rurale nuk furnizohet me ujë të pijshëm. Pra, fshati vazhdon të jetë ende i diskriminuar, shumë larg plotësimit të kushteve për sigurimin e ujit, e akoma më larg ujit 24 orë. Duhet theksuar se studimet e rendisin lehtësimin e sigurimit të ujit si një ndër indikatorët më të rëndëishëm për të vlerësuar kushtet e jetesës në një vend dhe për të shpjeguar arsyet e lëvizjes së popullsisë nga zonat rurale drejt zonave urbane.
Burimi: MPPTT
Komentet dhe përpunimi: ODA
Grafikisht, furnizimi i popullsisë urbane me ujë paraqitet :
Burimi: MPPTT
Komentet dhe përpunimi: ODA
Grafikisht, furnizimi i popullsisë rurale me ujë paraqitet :
Burimi: MPPTT
Komentet dhe përpunimi: ODA
Megjithatë, lidhur me pjesën e popullsisë që shfaqet pa shërbimin e ujit nuk duhet lënë pa permendur fakti se ajo mund ta sigurojë ujin nëpërmjet puseve individuale (gjë që nuk e lehtëson jetësën e tyre) ose mund ta përdori ujin në mënyrë të paligjshme nga sistemet e ujësjellësit të shoqërive që e ofrojnë këtë shërbim, por duke qënë se nuk janë të deklaruar, firmat i klasifikojnë si popullsi e pashërbyer.
Gjithsesi, një gjë është e sigurt, se plotësimi i objektivit që pas vitit 2015, 83% e zonave rurale të furnizohen me ujë, kur ende në vitin 2010, vetëm 43% e tyre e kanë këtë shërbim, do të jetë një sfidë shumë e madhe jo vetëm për qeverinë, por edhe për Buxhetin e Shtetit.
