Open Data Albania ka kryer një hulumtim mbi bilancin tregtar të Shqipërisë gjatë vitit 2010. Raporti bazohet në të dhënat e Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës (METE) dhe INSTAT.

Bilanci tregtar mat diferencën midis vlerës së eksporteve dhe importeve për një ekonomi. Eksportet përfaqësojnë vlerën e gjithë mallrave/shërbimeve të shitura/kryera jashtë vendit, ndërsa importet përfaqësojnë vlerën e gjithë mallrave/shërbimeve të blera/kryera nga vendet e tjera.

Bilanci Tregtar = Eksporte-Importe

Gjatë vitit 2010, vlera totale e importeve ishte 478 miliardë lek, ndërsa vlera e eksporteve ishte 161.5 miliardë lek. Nga kjo mund të llogaritet se bilanci tregtar për vitin 2010 është -317 miliardë lek. Krahasuar me vitin 2009, kemi nje përmirësim të lehtë të bilancit tregtar me 10.7 miliardë lek. Ky përmirësim ka ardhur si pasojë e rritjes së eksporteve me 58.3 miliardë lek, dhe importeve me 47.6 miliardë lek, krahasuar me një vit më parë. Grafikisht:


Burimi: METE, INSTAT
Komentet dhe analiza: ODA

Bilanci tregtar 2009-2010 paraqitet grafikisht:


Burimi: METE, INSTAT
Komentet dhe analiza: ODA

Gjatë 2010, mallrat kryesore të eksportuara nga Shqipëria kanë qënë:

  1. Tekstile dhe këpucë, me një vlerë totale 55.6 miliardë lek (që përbëjnë 34.4% të eksporteve);
  2. Minerale, lëndë djegëse dhe energjia elektrike, me një vlerë totale 44.9 miliardë lek (që përbëjnë 27.8% të eksporteve);
  3. Materiale ndërtimi, me një vlerë prej 32.3 miliardë lek (që përbëjnë 20% të eksporteve).


Burimi: METE, INSTAT
Komentet dhe analiza: ODA

Krahasuar me vitin 2009, eksporti i materialeve të ndërtimit ka pësuar rritjen me të lartë (150%), për shkak të përmirësimit të cilësisë dhe kapaciteteve të prodhimit në vitet e fundit.

Ndërkohë po gjatë 2010, mallrat kryesore të importuara kanë qënë:

  1. Makineri, paisje dhe pjesë këmbimi, me një vlerë totale prej 93 miliardë lek (që përbëjnë 19.4% të importeve);
  2. Produkte bujqësore, blegtorale dhe industria ushqimore, me një vlerë totale prej 87 miliardë lek (që përbëjnë 18.2% të importeve);
  3. Materiale ndërtimi, me një vlerë prej 76.5 miliardë lek (që përbëjnë 16% të importeve).


Burimi: METE, INSTAT
Komentet dhe analiza: ODA

Krahasuar me vitin 2009, rritjen më të madhe të importit e ka pasur kategoria lëkura dhe artikuj prej lëkure (21%).

Tabela elektronike që vijon paraqet vlerën e import / eksporteve në total sipas rajoneve:


Burimi: METE, INSTAT
Komentet dhe analiza: ODA