Open Data Albania ka kryer një hulumtim mbi numrin e aksidenteve rrugore në Shqipëri, si dhe numrin e të dëmtuarve nga këto aksidente, bazuar në të dhënat e INSTAT.

Duke filluar nga viti 1995, numri i aksidenteve rrugore dhe të dëmtuarve ka ndryshuar sipas grafikut të mëposhtëm:


 

Burimi: INSTAT
Komentet dhe Analiza: ODA

Sikurse mund të shikohet edhe nga grafiku, në Shqipëri gjatë 2010 kanë ndodhur 1,564 aksidente rrugore, në të cilat janë dëmtuar 2,069 persona, nga të cilët kanë gjetur vdekjen 353 prej tyre.

Shifrat tregojnë për një rritje të vazhdueshme të aksidenteve, kjo si pasojë e problemeve me sinjalistikën, mungesën e kujdesit të shoferëve dhe të këmbësorëve.

Historikisht, viti me numrin më të ulët të aksidenteve rezulton viti 2002, ku ka pasur 328 aksidente rrugore. Edhe pse infrastruktura rrugore ka ardhur në përmirësim gjatë viteve, viti 2010 mbetet viti me numrin më të madh të aksidenteve dhe personave të lënduar në to. Krahasuar me vitin 2009, numri i aksidenteve është rritur me 7%, ndërsa numri i të lënduarve me 13%.

Bazuar në të dhënat, rezulton se gjatë 2010 janë shkaktuar rreth 39 aksidente për 10,000 mjete transporti rrugor.

Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Kontribuoi: R.E