Me dëshirën për t`u fokusuar në grupe të rëndësishme sociale me rol në jetën publike dhe perspektivën e zhvillimit, Open Data Albania, ka mbërritur në Shkodër vlerësuar rolin e Universitetit të Shkodrës në formimin e profesionistëve të së ardhmes, si dhe traditën pedagogjike dhe qytetare të këtij Universiteti, do të bëhet një prezantim më konkret i ODA-s në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.
Ideja për këtë takim prezantues përforcohet edhe nga interesi aktiv i shumë studentëve të USH për të përdorur metodologjinë dhe artikujt Open Data në punimet e tyre shkencore, si dhe për të qenë pjesë e aktiviteteve publike të Open Data Albania.
 
Nëpërmjet gjuhëve te reja semantike dhe bazuar tek analiza e një grupi ekspertësh të fushave të ndryshme, janë sjelle për publikun, mediat, studentët, profesionistët dhe aktivistët shqiptarë, një grup indikatorësh të fushave te ndryshme. Open Data Albania prej një viti praktikon me sukses një metodë dhe ideologji të re për transparencë, inovacion, analizë te politikave dhe vendimmarrjes publike.