Mënyra e menaxhimit ndër vite e skemës së pensioneve dhe karakteristikat e saj kanë qenë të ndryshme para dhe pas viteve ’90, arsye për të cilën ODA e ka shtrirë analizën në dy periudha: 1972-1991 dhe 1992-2009.
Periudha e parë: 1972-1991
Deri në fillim të viteve ’90, ekonomia në vend ishte e centralizuar dhe shteti kontrollonte të gjitha politikat ekonomike dhe të punësimit. Për rrjedhojë, infomaliteti ishte në shkallë shumë të ulët, në mos në shifra fare të papërfillshme. Të ardhurat nga kontributet ishin në përputhje me parashikimet e bëra nga qeveria dhe i përgjigjeshin nevojave të saj, gjë që dëshmohet edhe nga ndryshimi i normës së kontributeve ndër vite.
Burimi: ISSH
Përpunimi dhe komentet: ODA
Grafikisht, raporti përfitues/kontribues dhe norma paraqitet:
Burimi: ISSH
Përpunimi dhe komentet: ODA
Viti 1976 paraqitet me një rënie në numrin e kontribuesve me rreth 18% krahasuar me 1973-n, por pas tij, ndonëse në ritme të ndryshme, trendi ka qenë gjithmonë rritës. Vihet re që në vitin 1991 fillon krisja në numrin e kontribuesve, i cili ishte 7% më i ulët se sa një vit më parë.
Raporti përfitues/kontribues, që është një ndër indikatorët më të rëndësishëm në vitin 1972 ka qenë 10%, që do të thotë se për një pensionist kontibuonin 10 të punësuar. Me kalimin e viteve raporti ka ardhur në rritje, cfarë flet për gjithmonë e më pak numër kontribuesish për një pensionist. Në vitin 1991 raporti shkoi 4 me 1, ose 25%.
Të dhënat e plota mbi përfituesit, kontribuesit, raportin e varësisë dhe normës paraqiten grafikisht ne tabelën elektronike që vijon:
Burimi: ISSH
Përpunimi dhe komentet: ODA
