Open Data Albania ka hulumtuar mbi profilet profesionale të drejtuesve më të lartë të Shtetit, përkatësisht individëve që kanë drejtuar në postin e Kryetarit të Këshillit të Ministrave. Analiza hulumtuese është realizuar në harkun kohor Maj 1991 – Nëntor 2011 (muaji aktual) pas zgjedhjeve të para pluraliste me rrëzimin e Regjimit Komunist. Të dhënat janë hulumtuar në faqet zyrtare të Institucioneve Kryesore si Kuvëndi; Këshilli i Ministrave dhe Presidenca.

Sipas analizes hulumtuese të Open Data Albania në detyrën e Kryetarit të Këshillit të Ministrave nga 11 Maj 1991 deri në Nëntor 2011 kanë drejtuar përkatësisht: zoti Fatos Nano me profil akademik Ekonomi Politike; zoti Ylli Bufi me diplomë universitare në Kimi Industirale;  zoti Vilson Ahmeti i diplomuar në Inxhinieri Mekanike ; zoti Aleksandër Meksi i diplomuar ne Inxhinieri Ndërtimi; zoti Bashkim Fino me profil Ekonomist; zoti Pandeli Majko i diplomuar në Inxhinieri mekanike;  zoti Ilir Meta me diplomë universitare në Ekonomi Politike dhe zoti Sali Berisha me profil profesional dhe akademik në  mjekësi.

Në harkun kohor prej Majit të vitit 1991 deri ne muajin Nëntor 2011 shqiptarët janë drejtuar në 31,02% te kohes nga Kryetar i  Këshillit të Ministrave me profil profesional Mjek; në 30,80% të kohës nga Kryetar të Këshillit të Ministrave me profil profesional Ekonomi Politike; në 24,68% të kohës nga Kryetar i Këshillit të Ministrave me studime universitare në Inxhinieri Ndërtimi; në 9.14 % të kohës nga Kryetar të Këshillit të Ministrave më studime universitare në Inxhinieri Mekanike; në 2,48% te kohës nga Kryetar i Këshillit të Ministrave me diplomë universitare në Kimi Industriale dhe në 1,88% të kohës nga Kryetar i Këshillit të Ministrave më profil profesional në Ekonomi.


Burimi: Presidenca e Shqipërisë, Këshilli i Ministrave
Komente dhe analiza: ODA

Grafikisht, kohëzgjatja në detyrë e Kryetarit të Këshillit të Ministrave sipas profilit profesional (ne dite)  Maj 2011 – Nentor 2011paraqitet:


Burimi: Presidenca e Shqipërisë, Këshilli i Ministrave
Komente dhe analiza: ODA

Të dhënat mbi profilet profesionale të Kryetarit i Këshillit të Ministrave shqiptarë Maj 2011 – Nëntor 2011 paraqiten të plota në tabelën elektronike si vijon:


Burimi: Presidenca e Shqipërisë, Këshilli i Ministrave
Komente dhe analiza: ODA