Open Data Albania ka hulumtuar mbi profilet profesionale të drejtuesve më të lartë të Shtetit, përkatësisht individëve që kanë drejtuar në postin e Kryetarit të Kuvendit. Analiza hulumtuese është realizuar në harkun kohor prill 1991 – nëntor 2011 (muaji aktual). Muaji prill 1991 përkon me zgjedhjen dhe mandatimin e Drejtuesve të Lartë të Shtetit pas zgjedhjeve të para pluraliste me rrëzimin e Regjimit Komunist. Të dhënat janë hulumtuar në faqet zyrtare të Institucioneve Kryesore si Kuvëndi; Këshilli i Ministrave dhe Presidenca.

Për detyrën e Kryetarit të Kuvendit sipas hulumtimeve të Open Data Albania nga Prill 1991 deri në Nëntor 2011 kanë drejtuar:  zoti Kastriot Islami me profil profesional Fizikant; zoti Pjetër Arbnori me diplomë universitare në Filologji; zoti Skënder Gjinushi me profil profesional matematicien; zoti Namik Dokle me dilomë universitare në Ekonomi Agrare dhe Gazetari; zoti Servet Pëllumbi me diplomë universitare ne Filozofi dhe zonja Jozefina Topalli e cila ështe aktualisht kryetare e Kuvendit te Republikes së Shqipërisë me profil profesional matematiciene. Znj. Jozefina Topalli është diplomuar edhe ne degën e Drejtësisë.

Prej Prillit të vitit 1991 deri në muajin Nëntor 2011 në detyrën e Kryetarit të Kuvendit kanë qëndruar në 54,89%% të kohës drejtues me profil profesional ne Shkenca Egzakte; në 25,71% të kohës drejtues me studime universitare në Filologji; në 16,24 % të kohës drejtues me studime universitare në Filozofi dhe në 3,15% të kohës Kryetar Kuvendi me diplomë universitare në ekonomi agrare dhe gazetari.


Burimi: Kuvendi i Shqipërisë
Komente dhe analiza: ODA

Grafikisht, kohëzgjatja në detyrë e Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë sipas profilit profesional  për periudhën Prill 2011 – Nentor 2011paraqitet:


Burimi: Kuvendi i Shqipërisë
Komente dhe analiza: ODA

Të dhënat mbi profilet profesionale të Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë për periudhën Prill 2011 – Nentor 2011 paraqiten të plota në tabelën elektronike si vijon:


*Znj. Jozefina Topalli është diplomuar edhe ne degën e Drejtësisë

Burimi: Kuvendi i Shqipërisë
Komente dhe analiza: ODA