Transferta për Fondin Special të Sigurimeve Shoqërore nga Buxheti i Shtetit llogaritet si diferencë midis Të ardhurave nga sigurimet shoqërore dhe Shpenzimet për sigurime shoqërore. Një pjesë e madhe e kësaj shume shërben për të mbuluar deficitin në skemën e sigurimeve shoqërore, e cila në vetvete vuan nga pamjaftueshmëria e kontributeve të mbledhura për të përballuar pensionet e shpërndara. Për këtë arsye, subvencionimi i skemës së sigurimeve shoqërore dhe varësia përherë e më e lartë nga Buxheti i Shtetit po kthehet në një problem konstant.

Gjithashtu, nëpërmjet transfertës nga buxheti për ISSH, shteti realizon edhe një pjesë të politikave të tij për pagesa shtesë drejt individëve të caktuar, të cilat janë jashtë skemës së sigurimit.


Burimi: Ministria e Financave
Përpunimi dhe komentet: ODA

Të dhënat e plota paraqiten grafikisht në tabelën më poshtë:


Burimi: Ministria e Financave
Përpunimi dhe komentet: ODA

Të dhënat për vitet 1993-2010 i përkasin Buxhetit Faktik; të dhënat për vitin 2011 i përkasin Buxhetit të Rishikuar; të dhenat për vitin 2012 i përkasin Buxhetit të miratuar.