Komentet dhe analiza:ODA
Burimi:Komisjoni Qendror i Zgjedhjeve
Sipas analizës hulumtuese të Open Data Albania, kandidat të partive politike te kahut të majtë apo koalicione të drejtuara nga Partia Socialiste kanë fituar përkatësisht: në zgjedhjet për pushtet lokal të vitit 2000 212 mandate ose 68,83% të komunave në Republikën e Shqipërisë; në zgjedhjet për pushtet lokal 2003 kanë fituar 168 mandate ose 54,55%; në zgjedhjet për pushtet lokal të vitit 2007 94 mandate ose 30,52%; në zgjedhjet për pushtet lokal të vitit 2011 kanë fituar 106 mandate ose 34,42%
Sipas hulumtimit të ODA, kandidatë të partive politike të kahut të djathtë apo koalicione të drejtuara nga Partia Demokratike kanë fituar përkatësisht: në zgjedhjet për pushtet lokal 2000 86 mandate ose 27,92%; në zgjedhjet për pushtet lokal 2003 kanë fituar 125 mandate ose 40,58%; në zgjedhjet për pushtet lokal 2007 kanë fituar 189 komuna ose 61,36%: dhe në zgjedhjet për pushtet lokal 2011 kanë fituar 183 komuna ose 59,42%.
Komentet dhe analiza:ODA
Burimi:Komisjoni Qendror i Zgjedhjeve
Nuk janë klasifikuar sipas një kahu politik kandidatët e pavarur ose kandidatët e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut PBDNJ kur kjo parti ka kandiduar e vetme pa koalicion me forma të tjera politike.
Sipas hulumtimit të ODA, kandidatë të pavarur dhe kandidat të Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut kur kjo parti ka kandiduar e vetme pa koalicion me forma të tjera politke kanë fituar përkatësisht: në zgjedhjet për pushtet lokal 2000 10 mandate ose 3,25%; në zgjedhjet për pushtet lokal 2003 kanë fituar 15 mandate ose 4,87%; në zgjedhjet për pushtet lokal 2007 kanë fituar 25 komuna ose 8,12%: dhe në zgjedhjet për pushtet lokal 2011 kanë fituar 19 komuna ose 6,17%.
Proceset zgjedhore për pushtet lokal 2000 dhe 2011 karakterizohen nga dy element të veçantë. Në vitin 2000 Partia Demokratike dhe aleatët u tërhoqën nga kandidimi në raundin e dytë sipas balotazhit duke e cilësuar të parregullt procesin e vlerësimit të rezultatit për balotazh.
Në zgjedhjet për pushtet vendor 2011 partitë politike u organizuan në koalicione të miksuara përsa i takon kahut politik. Kështu Lëvizja Socialiste për Integrim, Aleanca Demokratike dhe Partia Agrare Ambientaliste u renditën në Koalicionin Aleanca për Qytetarin AQ ndërsa në zgjedhjet për pushtet lokal të mëparshme kishin kandiduar si parti të majta. I njëjti fenomen u shënua në Koalicionin tjetër atë Aleanca për të Ardhmen AA ku u rreshtua edhe Partia Demokristiane e vendosur më parë në zgjedhjet për pushtet lokal në koalicion me të djathtët.
Komentet dhe analiza:ODA
Burimi:Komisjoni Qendror i Zgjedhjeve
Lista elektronike si vijon pasqyron të gjithë kryetarët e komunave të zgjedhur në katër proceset e fundit zgjedhore duke dhënë edhe informacionin e duhur për kahun politik të subjektit zgjedhor që i kandidon.
Komentet dhe analiza:ODA
Burimi:Komisjoni Qendror i Zgjedhjeve
Kontribuoi: Dhurata Milori
