Komentet dhe analiza:ODA
Burimi:Komisjoni Qendror i Zgjedhjeve
Ndër vite konstatohet se numri i grave të përzgjedhura për të drejtuar një komunë është në nivel tepër të ulët. Kështu në Zgjedhjet për Pushtet Lokal të vitit 2000 kemi katër komuna që drejtohen nga gratë. Konkretisht në zgjedhjet për pushtetin lokal 2000 u zgjodhën; znj. Elida Avdul Deliu kandidate e Partisë Socialiste për Komunën Deshnicë ; znj. Fatime Sulejman Goga kandidate e Partisë Socialiste për komunën Ndroq; znj. Fatbardha Riza Kapaj kadidate e Partisë Socialiste për Komunën Hore Vranisht dhe znj.Anastasia Zaho Dushi kandidate e Partisë Socialiste për Komunën Zagorie.
Komentet dhe analiza:ODA
Burimi:Komisjoni Qendror i Zgjedhjeve
Në procesin zgjedhor të vitit 2003 patëm gjashtë gra të përzgjedhura si fituese në garat për komuna. Konkretisht në zgjedhjet për pushtetin vendor të vitit 2003 u zgjodhën: znj. Lule Ramazan Cakoni kandidate e Koalicionit të Djathtë në komunën Baz ; znj. Hene Bajram Dura kandidate e Partisë Socialiste për Komunën Luftinje, znj. Fatime Sulejman Goga kandidate e Partisë Socialiste për komunën Ndroq; znj. Fatbardha Riza Kapaj Kadidate e Partisë Socialiste për komunën Hore Vranisht; znj. Adila Kacandon Kojdheli kandidate e Partisë Socialistë për Komunën Shushicë- Vlorë dhe znj. Anastasia Zaho Dushi kandidate e Partisë Socialiste për Komunën Zagorie.
Në zgjedhjet për pushtet lokal të vitit 2007 numërohen gjashtë zonja fituese. Konkretisht jane: znj. Sabire Yzedin Hoxhaj e Partisë Demokratike për Komunën Fratar; znj. Lavdie Syrja Hadëri kandidate e Partisë Demokratike për Komunën Fshat Memaliaj; Fatime Sulejman Goga kandidate e Partisë Socialiste për komunën Ndroq; znj. Fatbardha Riza Kapaj Kadidate e Partisë Socialiste për komunën Hore Vranisht dhe Znj. Lumturi Faik Ferhati kandidate e Koalicionit të Djathtë për komunën Kajan dhe Znj. Anastasia Zaho Dushi kandidate e Koalicionit të Majtë për Komunën Zagorie.
Në procesin zgjedhor të vitit 2011 patëm perfaqësim të grave në nivelin 0,65% me 2 gra të perzgjedhura si fituese në garat për kryetare komune. Të 308 komunat në vend në mandatin 2011 – 2015 drejtohen kryesisht nga kryetar meshkuj.
Komentet dhe analiza:ODA
Burimi:Komisjoni Qendror i Zgjedhjeve
Karakteristikë është se tre kryetare komunash kanë fituar tre mandate rradhazi. Konkretisht : znj. Fatime Sulejman Goga kandidate e Partisë Socialiste për komunën Ndroq ; znj. Fatbardha Riza Kapaj Kadidate e Partisë Socialiste për komunën Hore Vranisht dhe Znj. Anastasia Zaho Dushi kandidate e Partisë Socialiste në dy mandate dhe kandidate e Koalcionit të Majtë në mandatin e tretë.
Prej zgjedhjeve për pushtetin lokal 2000 deri ne zgjedhjet e vitit 2011 komunat janë përfaqësuar nga vetëm 11 femra dhe 725 kandidatë meshkuj ose 1,49% femra dhe 98.51% meshkuj.
Lista elektronike si vijon pasqyron të gjithë kryetarët e komunave të zgjedhur në katër proceset e fundit zgjedhore duke dhënë edhe informacionin e duhur për mandatet e fituara sipas raporteve gjinore.
Komentet dhe analiza:ODA
Burimi:Komisjoni Qendror i Zgjedhjeve
Kontribuoi: Dhurata Milori
