Me “Ndërmarrje” si term ekonomik do të kuptojmë çdo subjekt që ushtron një veprimtari ekonomike, pavarësisht formës së tij ligjore. Këtu përjashtohet: administrata publike, organizatat jo-fitimprurëse dhe organizatat ndërkombëtare.

Open Data Albania ka kryer një hulumtim në lidhje me strukturën e ndërmarrjeve ekonomike sipas madhësise së tyre. Në kontekstin e këtij hulumtimi ndërmarrjet janë klasifikuar ne: mikrondërmarrje me 1-4 të punësuar, ndërmarrje të vogla me 5-9 të punësuar, ndërmarrje të mesme me 10-49 punonjës dhe ndërmarrje të mëdha me 50 të punësuar e sipër.

Sipas këtij klasifikimi, për vitin 2010 kemi rezultatet e mëposhtme:


Burimi: INSTAT, Regjistri i Ndërmarrjeve, 2010
Përpunimi dhe komentet: ODA

Për vitin 2010, në Shqipëri rezulton te vëprojnë 843 nërmarrje të mëdha, ato përbejne 0.84% të totalit të ndërmarrjeve prej 100,687. Nderkohë që 91,566 janë ndërmarrje me 1-4 të punësuar, që zënë 91% totalit. Ndërmarrjet me 5-9 të punësuar përbejnë 5% të totalit, ndërsa ndërmarrjet e mesme zënë 3% të tij.

Për sa i përket ecurisë së ndërmarrjeve në vite kemi këtë trend:


Burimi: Buletini Vjetor Statistikor 2010, Ministria e Ekonomise, faqe 23
Përpunimi dhe komentet: ODA

Numri i ndërmarrjeve ka patur një rritje për intervalin 2006-2008 për të vazhduar me ritme rënese në vitin 2009-2010. Këto ritme rënëse janë pasojë e krizës ekonomike botërore e cila ka patur efekte edhe në Shqipëri duke çuar në mbylljen, falimentimin dhe në vështirsinë e futjes në treg të ndermarrjeve.


Burimi: Buletini Vjetor Statistikor 2010, Ministria e Ekonomise, faqe 23
Përpunimi dhe komentet: ODA

Më të prekurit nga kriza kanë qënë ndërmarrjet me 1-4 të punësuar, numri i të cilave është tkurrur me 6.47%. Nga viti 2009 ne 2010 numri i këtyre ndërmarrjeve ka renë me 6334. Nërkohë që ndërmarrjet e mesme dhe të mëdha kanë patur rritje për vitin 2009.

Te dhenat mbi ecurine dhe koeficientin e ndryshimit të numrit te ndërmarrjeve për vitin 2009-2010 paraqiten si me poshte:


Burimi: INSTAT, Regjistri i Ndërmarrjeve, 2010
Përpunimi dhe komentet: ODA

Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Kontribuoi: Eni Didi