Open Data Albania ka kryer një hulumtim mbi shtrirjen e ndërmarrjeve ekonomike në qarqe. Qarku me më shumë ndërmarrje për vitin 2010 rezulton të jetë Tirana me 38,361 ndërmarrje të cilat përbejnë 38% të totalit prej 100,687 ndërmarrje në të gjithë territorin Shqiptar. Qarqet pasuese për nga numri i ndërmarrjeve janë Durrësi me 12,233, Fieri me 9329 dhe Vlora me 8,409 ndërmarrje.


Burimi: INSTAT,
Përpunimi dhe komentet: ODA

Qarku me numrin më të vogel të ndërmarrjeve është Kuksi, me 915 ndërmarrje të cilat përbejnë 0.91% të totalit. Karakteristike për këtë qark është ritmi i ulët i futjes në treg të ndërmarrjeve të reja, duke u renditur i fundit nga të 13 qarqet, me një koeficient lindshmërie të ndërmarrjeve prej 12.1% për vitin 2009. Qarqe të tjera me aktivitet të ulet për nga numri i ndërmarrjeve janë Dibra, Lezha e Gjirokastra, te cilat në total nuk e kalojnë numrin e ndërmarrjeve që operojnë në qarkun e Tiranës.
 


Burimi: INSTAT,
Përpunimi dhe komentet: ODA

Për vitin 2010, ndërmarrjet e sektorit të tregetisë zënë 44.4% te tregut të ndërmarrjeve me 44709 ndërmarrje nga totali prej 100687. Shtrirja e tyre në qarqe paraqitet si më poshtë:


Burimi: INSTAT,
Përpunimi dhe komentet: ODA

 
Tirana ka numrin më të madh të ndërmarrjeve në sektorin e tregtisë, me 16856 ndërmarrje që përbejne 37.7% të totalit të sektorit. Kuksi mbetet qarku me numrin më të vogël të ndërmarrjeve në sektorin e tregtisë, me 400 ndermarrje të cilat zënë 0.89% të këtij sektori.


Burimi: INSTAT,
Përpunimi dhe komentet: ODA

Te dhenat mbi numrin e ndermarrjeve sipas qarqeve paraqiten ne tabelen dinamike me poshte:


Burimi: INSTAT,
Përpunimi dhe komentet: ODA