Burimi: Ministria e Financave
Perpunimi dhe komentet: ODA
* Te dhenat e vitit 2011 i perkasin Buxhetit te Rishikuar
* Te dhenat e vitit 2012 i perkasin Buxhetit te vitit 2012
Vitet 2000-2003 janë karakterizuar nga një rritje e lartë e të ardhurave, mesatarisht 40% në vit, ndërkohë që viti 2005 shënoi të ardhurat faktike më të larta të realizuara nga Pushteti Lokal deri në vitin 2009, me rreth 12 miliardë lekë. Megjithatë, duke nisur nga viti 2006 vihet re një rënie në taksat e mbledhura nga PL, e cila u theksua akoma më shumë në vitin 2007, ku u mblodhën 15.7% më pak se sa në vitin 2006.
Në këtë rënie ndikoi kryesisht ulja e të ardhurave nga taksa mbi biznesin e vogël si pasojë e masave të marra në paketën fiskale të vitit 2005, në të cilën taksa vendore mbi biznesin e vogël dhe tatimi i thjeshtuar mbi fitimin u bashkuan në një taksë të vetme, me normë më të ulët se se sa dy taksat ekzistuese. Por ndikimin e tyre në vitin 2007 e dhanë edhe kalimi i mbledhjes dhe administrimit të taksës mbi biznesin e vogël NJQV-ve, e cila u shoqërua fillimisht me probleme administrimi si dhe zgjedhjet lokale të atij viti.
Stabilizimi i masave të reja u ndie në 2008-n, ku të ardhurat u rritën me rreth 20% krahasuar me 2007-n, por sërisht, 2010-a e gjen Pushtetin Lokal me ulje të të ardhurave të mbledhura.
Pavarësisht se në Buxhetin e Rishikuar për vitin 2011, Të ardhurat nga PL janë parashikuar rreth 28.6% më të larta se sa realizimi faktik i 2010-s, kjo është për t’u vërtetuar pasi ky zë i Tabelës Fiskale karakterizohet vazhdimisht nga mosrealizime në nivele të larta, ardhur kjo si pasojë e parashikimeve tepër optimiste apo nga një pushtet vendor që nuk angazhohet totalisht për mbledhjen e taksave të deleguara. Sic mund të shikohet edhe nga grafiku, për vitet 2007-2010, realizimi faktik ka qenë mesatarisht vetëm rreth 75% e shumës së parashikuar .
Burimi: Ministria e Financave
Përpunimi dhe komentet: ODA
Të dhënat e vitit 2007 i përkasin Buxhetit Fillestar
Të dhënat e vitit 2008, 2009 i përkasin Aktit Normativ
Të dhënat e vitit 2010 i përkasin Buxhetit të Rishikuar
Te dhenat mbi te ardhurat e Pushtetit Lokal paraqiten te permbledhura ne tabelen me poshte:
Burimi: Ministria e Financave
Përpunimi dhe komentet: ODA
