Industria dhe shërbimi vazhdojnë të mbeten sektorët me potenciale më të larta punësimi në vend. Sipas një hulumtimi të Open Date Albania, duke iu referuar të dhënave zyrtare të INSTAT-it ndër vite rezulton se për vitin 2010 veprojnë 843 ndërmarrje me 50 të punësuar e sipër, të cilat përbëjnë 0.84% të totalit të ndërmarrjeve prej 100 687.

Në Tiranë operojnë 52.9% e ndërmarrjeve me mbi 50 të punësuar, me një vlerë prej 440 ndërmarrje nga totali i 843 ndërmarrjeve të kësaj madhësie. I dyti në këtë listë vjen Durrësi me 11.27% të aktivitetit. Qarqet më problematike, sipas raportit të Open Data Albania, për nga numri i këtyre ndërmarrjeve janë Kukësi dhe Dibra, ku operojnë përkatësisht 8 dhe 11 ndërmarrje. Qarqet si Shkodra, Fieri, Korça dhe Elbasani kanë nivele mesatare të ndërmarrjeve me mbi 50 të punësuar.

Të dhënat për vitin 2010 tregojnë se sektorët kryesorë ekonomikë që kanë numrin më të lartë të ndërmarrjeve me 50 të punësuar e sipër, janë sektori i shërbimeve dhe ai i industrisë, me 310 dhe 283 ndërmarrje përkatësisht. Ndërkohë që sektorët ekonomik si bujqësia e peshkimi dhe hoteleria kanë një numër të vogël të tyre, prej 11 dhe 16 ndërmarrje përkatësisht, nga totali prej 843.

Sipas të njëjtit raport, në Tiranë në këto ndërmarrje rezultojnë  440 të punësuar, në Durrësi 95 të punësuar, Fier 44 të punësuar, Shkodër 45 të punësuar, Vlorë 35 të punësuar. Open Data Albania citon në studimin e saj se ndërmarrjet me mbi 50 të punësuar në sektorin e Prodhimit  të të Mirave rezultojnë 401 të punësuar; në Bujqësi e Peshkim 1.1%; industria 33.6%; ndërtimi 12.7 %; tregtia 8.8%; hotele, kafe, restorante  1.9%; transporti e komunikacioni 5%; shërbime të tjera  36.8%.