Pjesa më e madhe e fondeve të transfertës së pakushtëzuar shpërndahet nëpërmjet një formule, e cila është pjesë e Ligjit të Buxhetit. Variablat kyesore që përcaktojnë shumën e alokuar për cdo Bashki apo Komunë janë: popullsia (që është edhe kriteri më i rëndësishëm), shërbimet urbane dhe sipërfaqja (kjo vlen vetëm për komunat). Ndërsa në llogaritjen e fondeve për Qarqet, përvec popullsisë, dy kriteret me peshë më të madhe janë treguesi gjeografik dhe koeficenti i rrugës. Përgjithësisht, raporti i fondeve nga transferta e pakushtëzuar që shpërndahet midis Qarqeve dhe Bashkive/Komunave është rreth 1 me 9. Interesant është fakti që ndërsa përcaktimi i kësaj transfertë është “e pakushtëzuar”, në Ligjin e Buxhetit 2012 “kushtëzohet” përdorimi i një pjese të tij .
Burimi: Ministria e Financave
Përpunimi dhe komentet: ODA
Sic mund të shikohet edhe nga grafiku, granti që i jepet nga Buxheti pushtetit vendor është i krahasueshëm me të ardhurat e veta që sigurohet nga taksat dhe tarifat vendore. Në vitet 2000-2005 pesha që zinte granti në burimet në dispozicion të Buxhetit Lokal erdhi përgjithësisht duke u ulur, duke shkuar nga 76.4% në 2000-shin në 37.5% në 2005-n. Ndërkohë, për periudhën 2006-2010 vihet re se roli që po të luante granti në burimet e financimit të pushtetit vendor ishte në rritje. Nga 44.7% në 2006-n në 61.3% në 2010-n. Kjo do të thotë se pjesën më të madhe të funksioneve të tij pushteti vendor po e financonte nëpërmjet fondeve të transferuara nga Buxheti i Shtetit.
Nëse merret në shqyrtim vetëm fondi i alokuar në formën e grantit, do vihej re se pas vitit 2002 deri në 2009-n ai ka ardhur në rritje të vazhdueshme. Rrtija më e lartë ka qenë sidomos në periudhën 2006-2009 ku fondi i alokuar për pushtetin vendor është rritur mesatarisht 30% nga viti në vit, për të arritur kulimin në 2009-n me 21,4 miliardë lekë. 2011-a paraqitet me tkurrjen më të lartë, rreth 25.7% më pak se sa një vit më parë, ndërsa parashikimi i 2012-s qëndron pak a shumë në të njëjta nivele si të 2011-s.
Burimi: Ministria e Financave
Përpunimi dhe komentet: ODA
Te dhenat paraqiten te plota ne tabelen dinamike qe vijon:
Burimi: Ministria e Financave
Përpunimi dhe komentet: ODA
