Vitet 2000-2003 janë karakterizuar nga një rritje e lartë e të ardhurave që siguron vetë pushteti vendor, mesatarisht 40% në vit, ndërkohë që viti 2005 shënoi të ardhurat faktike më të larta të realizuara deri në vitin 2009, me rreth 12miliardë lekë. Sipas një hulumtimi të kryer nga Open Data Albania, dukenisur nga viti 2006, vihet re një rënie në taksat e mbledhura nga bashkite e komunat, e cila u theksua akoma më shumë në vitin 2007, ku u mblodhën15.7% më pak se sa në vitin 2006.

Në këtë rënie ndikoi kryesisht ulja e të ardhurave nga taksa mbi biznesin e vogël si pasojë e paketës fiskale të vitit 2005, në të cilën taksa vendore mbi biznesin e vogël dhe tatimi i thjeshtuar mbi fitimin u bashkuan në një taksë të vetme, me normë më të ulët se se sa dy taksat ekzistuese. Në2008-n të ardhurat u rritën me rreth20% krahasuar me 2007-n, por sërisht, 2010-a e gjen pushtetin vendor me ulje të të ardhurave të mbledhura.

Në buxhetin e rishikuar për vitin 2011, të ardhurat janë parashikuarrreth 28.6% më të larta se sa realizimi faktik i 2010-s, por kjo mbetet për t’u parë, pasi ky zë i tabelës fiskale karakterizohet vazhdimisht nga mosrealizime në nivele të larta, si pasojëe parashikimeve tepër optimiste apo nga fakti se një organ i pushtetit vendor nuk angazhohet totalisht për mbledhjen e taksave të deleguara. Për vitet 2007-2010, realizimi faktik ka qenë mesatarisht vetëm sa 75% e shumës së parashikuar.