Shqipëria është vendi me vdekshmërinë më të lartë foshnjore. Me burim parësorë Bankën Botërore dhe analizë hulumtuese nga Open Data Albania në 2009-ën ndër njëmijë foshnja të moshës 0-1 vjec, katërmbëdhjetë nuk ja kanë dalë në betejën për jetën. Vende të tjera të rajonit kanë vdekshmëri më të ulët se 14, përkatësisht Bosnja e ka 13 vdekje për njëmijë fëmijë, Maqedonia 10, Serbia 4 dhe Greqia 3. 
Cilat janë shkaqet e vdekshmërisë së lartë foshnjore në vendin tonë? Për të treguar se sa ndikojnë diagnoza e “veseve të zemrës” tek jeta dhe shëndeti i të sapolindurve, dy aktivist të “Një botë për një zemër” sjellin në Datathon Albania të dhëna për vdekshmërinë foshnjore si pasojë e këtyre diagnozave dhe voneses ne ndërhyrje mjeksore. 
Nëse një zemër e sëmurë diagnostikohet në kohë apo përpara se fëmija të lindë, ekziston mundësia për të shpëtuar jetë dhe shëruar plotësisht. Agim Baçi, ka luftuar dhe ja ka dalë të shërojë zemrat e dy djemve të tij; Dr. Altin Veshti kirurg pediatër ka ndërhyrë me operacione duke shpëtuar jetën e dhjetëra të sapolindurve shqiptarë. Ata të dy vinë në Datathon Albania 2011 pas një pune në terren për të mësuar se sa aftësi kanë mjekët të identifikojnë sëmundjet e zemrës tek të sapolindurit në kohën e duhur për shërim. 
Ky studim terreni i realizuar nëpërmjet një donacioni të OSFA, i jep jetë punës për të trajnuar dhe edukuar mjekë dhe prindër me qëllim uljen e vdekshmërisë foshnjore si pasojë e veseve në zemër.Open Datathon Albania – Hackathon Day in Tirana zhvillohet për herë të parë në Shqipëri nga Instituti Shqiptar i Shkencave. Kjo Maratonë e Open Data dhe Open Knowledge është një ngjarje tepër e rëndësishme e shumë kryeqyteteve të botës. Në Shqipëri prej një viti aplikohet Open Data Albania nëpërmjet një projekti të realizuar nga Instituti Shqiptar i Shkencave. 
Open Data Albania tashmë është edhe promotor i Maratonës së Open Data (Data Marathon) që do të organizohet në datën 20 dhjetor 2011 në Tiranë. Maratona e të dhënave të hapura këtë vit ka në fokus Studentët dhe zhvillohet në tërësinë e disa aktiviteteve të Open Data Albania në Universitete. Fakulteti i Ekonomisë UT, është vendi ku do te zhvillohet këtë vit .Datathon Albania. E Martë 20 dhjetor ora 10.00 seksionin A i godinës kati II. Salla 205
*Drejtor Ekzekutiv
Open Data Albaniaa