Transferta e pakushtëzuar që përfiton cdo bashki dhe komunë nga Buxheti i Shtetit përcaktohet me anë të një formule, e cila ka tre faktorë kryesorë: popullsinë, sipërfaqen e komunave (kjo vlen vetëm për komunat) dhe shërbimet urbane. Më pas, kjo shumë rregullohet duke marrë parasysh edhe fuqinë fiskale të cdo Njësie Vendore, apo thënë ndryshe, mundësinë për të siguruar të ardhura nga taksat dhe tarifat vendore. Grafiku i mëposhtëm pasqyron Transfertën e Pakushtëzuar (TP) që është shpërndarë midis bashkive dhe komunave për vitet 2004-2012.


Burimi: Minstria e Financave
Përpunimi dhe komentet: ODA

Të dhënat e viteve 2004-2007, 2009, 2012 i përkasin Buxhetit Fillestar
Të dhënat e vitit 2008 i përkasin Buxhetit Suplementar
Të dhënat e viteve 2010-2011 i përkasin Buxhetit të Rishikuar

Në vitet 2004-2006 duket se komunat kanë marrë ndjeshmërisht më shumë fonde në formën e TP se sa bashkitë. Mesatarisht, 42% e TP shpërndahej midis bashkive dhe 58% ndërmjet komunave. Pas vitit 2006, pjesa e TP që i alokohej bashkive nisi të rritet me ritme të shpejta dhe në 2009-n, TP që shpërndahej drejpërsëdrejti nëpër bashki dhe komuna ishte e barabartë. Duhet theksuar se pjesë e transfertës së pakushtëzuar, që prej vitit 2006 u bë edhe skema e Grantit Konkurrues (GK). Pra, tashmë transferta e pakushtëzuar kishte dy elementë përbërës.

Elementin e parë, i cili lidhej me formulën që përcaktonte shumën përkatëse për cdo bashki dhe komunë dhe elementin e dytë, që ishte skema e Grantit Konkurrues. Sipas tij, Njësitë e Qeverisjes Vendore duhet të aplikonin me projekte në mënyrë që të përfitonin fonde nga GK. Me kalimin e viteve skema nisi të marri rëndësi të madhe aq sa në 2009-n, rreth 1/3 e tranfertës së pakushtëzuar shpërndahej nëpërmjet Grantit Konkurrues. Në vitin 2010, skema e Grantit Konkurrues u shkri, dhe u krijua Fondi për Zhvillimin e Rajoneve , e cila në filozofi është e përafërt me GK. 


Burimi: Minstria e Financave
Përpunimi dhe komentet: ODA

Të dhënat e viteve 2004-2007, 2009, 2012 i përkasin Buxhetit Fillestar
Të dhënat e vitit 2008 i përkasin Buxhetit Suplementar
Të dhënat e viteve 2010-2011 i përkasin Buxhetit të Rishikuar

Pas vitit 2010 vihet re se pjesa e TP që shpërndahet nëpërmjet formulës vazhdon të jetë më e lartë për bashkitë se sa për komunat, përkatësisht në raportin 52% me 48%, ndërkohë që FZHR po zë peshë përherë e më të vogël. Për vitin 2012, FZHR-ja shpërndan vetëm 18% së transfertës së pakushtëzuar.

Te dhenat paraqiten ne trajte tabelare si me poshte:


Burimi: Minstria e Financave
Përpunimi dhe komentet: ODA

Të dhënat e viteve 2004-2007, 2009, 2012 i përkasin Buxhetit Fillestar
Të dhënat e vitit 2008 i përkasin Buxhetit Suplementar
Të dhënat e viteve 2010-2011 i përkasin Buxhetit të Rishikuar