Open Data Albania ka realizuar një hulumtim në lidhje me dëmin ekonomik në sektorin doganor për periudhën për periudhën 2005-2010. Dëmi ekonomik në sektorin doganor shkaktohet si pasojë e veprimeve:  shmangies së detyrimeve doganore dhe llogaritje të gabuara të tarifave; diferencës në llogaritjen e vlerës së zhdoganimeve dhe shpenzimeve të transportit; uljen e vlerave të gjobave pa bazë ligjore; mosaplikim ose aplikim i pakët i  penaliteteve për shkelje të cilësuar kontrabandë  apo “kundravajtje administrative”; mospagim i t.v.sh-së nga subjektet që kanë importuar dhe përfituar në momentin e zhdoganimit me shtyrje të pagesës së saj; shkelje të procedurave të zhdoganimit të mallrave; shkelje në zbatimin e rregjimit të magazinave doganore etj.

Për periudhën 2005-2010,  vlera e dëmit ekonomik në sektorin e doganave është 3,597,585,000 lekë. Vlera më e madhe e dëmit është arritur në vitet 2005 dhe 2006, përkatësisht 998,725,000 lekë dhe 884,174,000 lekë, ndërsa vlera më e ulët e dëmit është në vitin 2009, 300,252,000 lekë. Dëmi ekonomik në këtë sektor është me tendenca në zvogëlim si pasojë e disa faktorëve si: përsosje e sistemit të kontrollit dhe kryerja e veprimeve online.

Veprimet online mundësojnë kalimin e të dhënave në serverin qëndror dukë u bërë gjerësisht të disponueshme. Gjithashtu ka ndikuar dhe heqja e tarifave doganore; rënia e çmimeve të referencës me vende të Bashkimin Europian. Rritja e bashkëveprimit me doganat homologe, që mundëson konfirmim në kohë reale të të dhënave është një tjetër faktor që ka ndikuar në zvogëlimin e dëmit ekonomik.


Burimi :Kontrolli i Lartë i Shtetit
Analiza dhe komentet: ODA

Dëmi në sektorin doganor në raport me dëmin total paraqet një sjellje të çrregullt. Raporti më i vogël është arritur në vitin 2007 dhe 2009, në masën 5,95% dhe 4,11% të dëmit ekonomik total. Ndërsa në vitin 2010, shkeljet me efekte financiare arritën në masën 22,28% të dëmit total. Dëmi ekonomik në sektorin doganor me dëmin ekonomik total nuk paraqesin një lidhje të drejtpërdrejt mes tyre. Koefiçenti i korelacionit 0,14 tregon se dëmi në sektorin doganor lëviz në të njëjtin drejtim me dëmin total, por në një masë shumë më të vogël.
 

Burimi :Kontrolli i Lartë i Shtetit
Analiza dhe komentet: ODA

Te dhenat paraqiten ne tabelen dinamike si vijon:


Burimi :Kontrolli i Lartë i Shtetit
Analiza dhe komentet: ODA

Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Kontribuoi: Flladina Zilja