Sipas hulumtimit të Open Data Albania, dëmi ekonomik që shkaktohet në administratën publike përfaqësohet nga dëmi ekonomik në fushën e shpenzimeve operative, sistemin e pagave, shpërblimeve dhe të tjera.

Dëmi ekonomik që konstatohet në fushën e shpenzimeve operative rezulton si pasojë e veprimeve si shpenzime të kundraligjshme për udhëtime dhe dieta, tejkalim të limiteve për shpenzime për telefoninë celulare si dhe shpenzime të pajustifikuara për karburantë dhe lubrifikantë etj.

Në fushën e sistemit të pagave, dëmi ekonomik ka ardhur si pasojë e veprimeve: paga të llogaritura në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi; pagesa të pamerituara ; pagesa të padrejta për punonjësit dhe anëtarët e këshillave drejtues që kanë thelluar humbjet e shoqërive. Një faktor tjetër që ka shkaktuar dëm ekonomik në sistemin e pagave është mosndalesa e kontributit të sigurimeve shoqërore të punëdhënësit dhe të punëmarrësit.

Në sistemin e shpërblimeve, dëmi ekonomik është konstatuar si dhënie shpërblimesh në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi. Si veprim abuzues që ka shkaktuar dëm ekonomik është dhe dhënia e shpërblimeve nga të ardhurat e bashkisë për punonjësit dhe këshilltarët e vet duke përdorur të ardhura dytësore si dhe dhënia e  shpërblimeve kur shoqëria rezulton me humbje.

Dëmi ekonomik në fusha/sektorë të tjerë përfshin dëmin në fushën e administrimit të aseteve materiale dhe në urbanistikë. Gjatë hulumtimin të Open Data ka rezultuar që dëmi ekonomik shkaktohet nga veprime të tjera si  mosaplikim dhe mosarkëtim i të ardhurave nga penalitetet për mosrealizim të detyrimeve kontraktore; mosarkëtim të gjobave të vëna nga kontrolli i brendshëm; likuidim pagesash të pakryera; gjoba të paguara dhe të kaluara padrejtësisht në rezultat etj.

Struktura e dëmit ekonomik për periudhën 2005-2010 për fushat dhe sektorët e sipërpërmenduar paraqitet si në grafik.


Burimi : Kontrolli i Lartë i Shtetit
Analiza dhe komente: ODA

Përgjatë gjithë periudhës 2005-2010, dëmi ekonomik në fusha dhe sektorë të tjerë ka pasur vlerën më të madhe, ku maksimumi i kësaj vlere është arritur në vitin 2005, 682 554 000 leke dhe totali i këtij dëmi për periudhën ka vlerën 2 882 346 000 leke. Ndërsa me vlerën më të vogël ka rezultuar dëmi ekonomik në sistemin e pagave, i cili në total për të gjithë periudhën ka vlerën 193 938 000 leke. Ndërsa vlerat totale të dëmit në fushën e shpenzimeve operative dhe atë të shpërblimeve janë përkatësisht 441 854 000 leke dhe 775 151 000 leke.
 

Burimi: Kontrolli i Lartë i Shtetit
Analiza dhe komentet: ODA

Ndikimin më të madh në dëmin ekonomik total për këtë periudhe e ka zëri të tjera, i cili ka arrituar raportin më të madh në vitin 2010, ku kjo vlerë ishtë sa 20,64% e dëmit total. Raporti mesatar i ndikimit dëmit të fushave/sektorëve të tjerë ndaj dëmit total është 11,02%. Ndërsa raporti mesatar i dëmit në fushën e shpërblimeve, në sistemin e pagave dhe në fushën e shpenzimeve operative është respektivisht 2,24%; 0,67% dhe 1,48%.

Te dhenat paraqiten te permbledhura ne trajte tabelare si me poshte:


Burimi: Kontrolli i Lartë i Shtetit
Analiza dhe komentet: ODA

Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Kontribuoi: Flladina Zilja