ODA ka hulumtuar mbi dinamikën dhe karakteristikat e dëmit ekonomik në shitjen dhe qiradhënien e pasurive shtetërore. Dëmi ekonomik në fushën e shitjes dhe qiradhënies të pasurisë shtetërore konstatohet si llogaritje apo zbatimi i gabuar i tarifave të dhënies me qira të pronës publike. Gjithashtu  mosvjelja e qirave të objekteve që shfrytëzohen nga privatët pa kontratë dhe mosvjelja e  penaliteteve të llogaritura përben dëm ekonomik në këtë fushë.

Si veprim abuzim me pasojë dëm konsiderohen detyrimet e papaguara të qiramarrësve, llogaritjet e gabuara të çmimit të shitjes dhe detyrime të papaguara për ujë dhe energji elektrike. Gjatë hulumtimit për periudhën 2005-2010 shënohen si faktor shkaktues të dëmit: mosderdhja e qirasë së objekteve në buxhetin e shtetit; mosarkëtimi i kësteve të privatizimit në afatin e duhur; shitja e apartamenteve në kundërshtim me legjislacionin përkatës në fuqi etj.


Burimi: Kontrolli i Lartë i Shtetit
Analiza dhe komentet: ODA  

Konstatohet se dëmi në këtë fushë, për vitin 2009  përbën 43,68% të dëmit total ekonomik, me një vlerë 3 190 779 000 lekë. Ky dëm është 266.7 herë më i madh se dëmi në këtë fushë në vitin 2008 dhe 20.7 herë më i madh se dëmi ekonomik i shkaktuar në shitjen dhe qiradhënien e pasurisë shtetërore në vitin 2010. Ky dëm është shkaktuar kryesisht nga shkeljet e ligjëshmërisë nga subjektet Albpetrol sh.a Patos në vlerën 2 610 563 000 lekë dhe Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Tiranë në vlerën 538 738 000 lekë.
 

Burimi: Kontrolli i Lartë i Shtetit
Analiza dhe komentet: ODA

Me përjashtim të vitit 2009, vlera e dëmit në fushën e shitjes/qiradhënies të pasurisë shtetërore ka vlera te ulta. Korelacioni midis dëmit ekonomik total dhe dëmit në fushën e shitjes/qiradhënies të pasurisë shtetërore është mesatar pozitiv me vlerën 0,534.  Totali i dëmit në këtë fushë për periudhën 2005-2010 është 4 388 588 000 lekë. Vlera më e ulët është në vitin 2008, 11 962 000 lekë. Kjo vlerë është sa 0,3% e dëmit total për vitin 2008. 

Te dhenat paraqiten te permbledhura ne trajte tabelare si me poshte:


Burimi: Kontrolli i Lartë i Shtetit
Analiza dhe komentet: ODA

Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Kontribuoi: Flladina Zilja