Dëmi ekonomik në sektorin e tatim-taksave shkaktohet si pasojë e shkeljes së legjislacionit tatimor dhe fiskal. Shkeljet e disiplinës financiare janë konstatuar si: shmangie në deklarimin e t.v.sh-së dhe të tatim-fitimit; paraqitjes në bilanc të shpenzimeve të panjohura për efekt të llogaritjes së tatimfitimit; mosdeklarim të të ardhurave dhe mosderdhje të detyrimeve tatimore;  moskryerje të ndalesave të tatimit mbi të ardhurat apo llogaritje të gabuar të tatimit mbi të ardhurat personale; mospagim të tatimit në burim; mosaplikim gjobash; detyrime tatimore të falura dhe të rimbursuara padrejtësisht etj.

Për periudhën 2005-2010, dëmi ekonomik në tatim-taksa paraqitet si në grafik:
 

Burimi: Kontrolli i Lartë i Shtetit
Analiza dhe komente:ODA

Vlera më e lartë e dëmit ekonomik është konstatuar në vitet 2006-2007, me vlera përkatëse 4 782 279 000 lekë dhe 3 671 261 000 lekë. Ndërkohë që dëmi më i vogël është konstatuar në vitin 2010 me vlerë 532 682 000lekë.
 

Burimi:Kontrolli i Lartë i Shtetit
Analiza dhe komente:ODA

Dëmi ekonomik në sektorin e tatim-taksave në raport me dëmin total ka ardhur vazhdimisht duke u zvogëluar nga 65,29% e dëmit total në 2006 në 33,01% të dëmit total në vitin 2010.

Vlera e shkeljeve me efekte ndryshimin e metodologjisë së auditimit nga KLSH mbi pasqyrat financiare të njësive ekonomike ka ardhur  si pasojë e hyrjes në fuqi të ligjit  9920 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, neni 25, 63. Sipas nenit 25: Konfidencialiteti pohon se nëpunësit dhe punonjësit e administratës tatimore, qëndrore dhe vendore ruajnë konfidencialitetin e të dhënave tatimore dhe financiare të tatimpaguesit, që i kanë siguruar gjatë kryerjes së detyrës. Ky nen është në dëm të transparencës dhe efektivitetit gjatë ushtrimit të kontrolleve, pasi nuk i jep akses KLSH në pasqyrat financiare të njësive ekonomike.

Te dhenat paraqiten te permbledhura ne trajte tabelare si me poshte:


Burimi:Kontrolli i Lartë i Shtetit
Analiza dhe komente:ODA

Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Kontribuoi: Flladina Zilja