Open Data Albania ka kryer një hulumtim në lidhje me numrin dhe shkaqet e aborteve në Shqipëri. Të dhënat për këtë tregues i përkasin të gjitha mënyrave të ndërprerjes së shtatzanisë, duke përfshirë ato spontane (humbja pa deshirë e shtatzanisë) dhe me ndërprerje të  vullnetshme (ndërhyrja klinike). Që prej vitit 1994 aborti i vullnetshëm është legalizuar duke ulur ndjeshëm rastet e vdekshmërisë amtare si pasojë e kryerjes së aborteve në kushte jo të sigurta.


Burimi: INSTAT
Komentet dhe Analiza: Open Data Albania

Në vitin 2009, 21.8% e shtatzanive kane perfunduar ne abort. Ne kete vit u regjistruan 8,130 aborte, me një raport prej 1 abort për çdo 3.6 lindje, nderkohe qe mesatarja botërore e raportit abort-shtatzani është 1 me 5. Kjo do të thotë se në Shqipëri numri i aborteve qëndron në nivele të larta.


Burimi: INSTAT
Komentet dhe Analiza: Open Data Albania

Numri më i lartë i aborteve për vitin 2009 i përket ndërprejes spontane të shtatzanisë, me 56.21% të rasteve të aborteve. Ndërkohë që ndërprejet e vullnetshme të shtatzanisë zënë 43.68% të rasteve.


Burimi: INSTAT
Komentet dhe Analiza: Open Data Albania

Aborti spontan shkaktohet nga infeksione, anomalitë gjenetike të fetusit dhe mungesa e pjekurisë tek nënat e reja. Përqindja e aborteve spontane ka ardhur në rritje prej vitit 2000, çka dëshmon për një kujdes dhe politika të munguara shëndetsore kundrejt shëndetit riprodhues të gruas.


Burimi: INSTAT
Komentet dhe Analiza: Open Data Albania

Te dhenat paraqiten te permbledhura ne tabelen dinamike me poshte:


Burimi: INSTAT
Komentet dhe Analiza: Open Data Albania