Treguesi i mos-ushqimit matet si përqindja e fëmijëve nën pesë vjeç të cilët kanë një gjatësi ose peshë 2 devijime standarte më poshtë se mesatarja e popullatës botërore të kësaj grupmoshe, duke ju referuar Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH).

Open Data Albania ka kryer një hulumtim bazuar në të dhënat e Bankës Botërore dhe OBSH në lidhje me nivelin e mos-ushqimit tek fëmijët shqiptarë. Duke ju referuar grafikut të mëposhtëm, rezulton se për vitin 2009 në Shqipëri 6% e fëmijeve nën pesë vjeç janë nën peshë. Ky tregues është përmirsuar nga viti 2000 ku shënonte një vlerë prej 17%, duke treguar një ecuri pozitive edhe kundrejt mesatares botërore.


Burimi : Banka Botërore, OBSH
Përpunimi dhe Analiza: ODA
 

Megjithatë, rasti i Shqipërise tregon shifra të larta krahasuar me vendet më të zhvilluara si Kroacia, e cila për vitin 2009 ka vetem 1% fëmijë nën peshe.


Burimi : Banka Botërore, OBSH
Përpunimi dhe Analiza: ODA

 
Për vitet 2000-2009 rezulton se përmirsimi i këtij treguesi ka qënë më ritme më të larta tek djemtë sesa tek vajzat. Kjo është karakteristike edhe për vendet e tjera në zhvillim, në të cilat mundësia e vajzave nën pesë vjeç për të qënë nën pëshë është më e madhe se tek djemtë.

Ndryshimi në përqindje 2000-2009 i treguesit të mos-ushqimit në Shqipëri paraqitet:


Burimi : Banka Botërore, OBSH
Përpunimi dhe Analiza: ODA

 
Mos-ushqimi tek fëmijët është rezultat i kombinimit të disa faktorëve, ndër të cilët përfshihen: mungesa e ushqimit apo ofrimi në cilësi të dobët i tij, kushtet e pa përshtatshme sanitare, mungesa e kujdesit shëndetsor dhe mungesa e përkujdesjes prindërore më praktikat e duhura të ushqimit.
Te dhenat mbi perqindjen e femijeve 0 deri 5 vjec nen peshe ne Shqiperi dhe rajon paraqiten te permbledhura ne tabelen dinamike me poshte:


Burimi : Banka Botërore, OBSH
Përpunimi dhe Analiza: ODA