Open Data Albania ka realizuar një hulumtin në lidhje me shkallën e lindshmërisë në Shqipëri per vitet 1960-2009, bazuar në të dhënat e Bankës Botërore. Shkalla e lindshmërisë bruto tregon numrin e lindjeve të gjalla që ndodhin gjatë një viti, për një popullatë prej 1000 banorësh, sipas matjeve që realizohen në gjysmën e vitit.

Viti 2009 shënon nivelin më të ulët të lindshmërise për shqiptarët, me 12.8 lindje për 1000 banorë. Ky tregues ka ardhur vazhdimisht në rënie, sidomos kur bëjmë krahasimin me vitin 1960 ku shkalla e lindshmërisë ishte 40.8 lindje për 1000 banorë. Ecuria e këtij treguesi në 50 vitet e fundit paraqitet në grafikun e mëposhtëm:


Burimi: Banka Botërore
Komentet dhe Analiza: Open Data Albania

Shkalla e lindshmërisë në Shqipëri për vitin 2009 është më e ulët (12.8 lindje për 1000 banorë) se mesatarja botërore prej 19.71 lindje për 1000 banorë. Ndërkohë që kjo diferencë nga mesatarja botërore është thelluar sidomos në 10 vitet e fundit.

Shtetet me lindshmërinë më të lartë në rajon janë Kosova dhe Turqia me përkatësisht 18.76 dhe 18.17 lindje për 1000 banorë. Shtetet fqinje si Maqedonia, Italia e Bullgaria kanë një shkallë lindshmërie më të ulët krahasuar me Shqipërinë.


Burimi: Banka Botërore
Komentet dhe Analiza: Open Data Albania

Për nga numri i lindjeve në 1000 banorë krahasohemi me vende europiane si Belgjika, ndërkohë që Kosova qendron larg kësaj shifre me një numër të kënaqshëm lindjesh dhe më pranë mesatares botërore.

Te dhenat mbi numrin e lindjeve për 1000 banorë sipas shteteve paraqiten te permbledhura ne tabelen dinamike me poshte:


Burimi: Banka Botërore
Komentet dhe Analiza: Open Data Albania