Në Republikën e Shqipërisë insitutcionet arsimore jo-publike të sistemit parauniversitar funksionojnë me Vendim të Këshillit të Ministrave në formë VKM ose me urdhër të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Gjithashtu një pjesë e institucioneve kanë licensim të Qendrës Kombëtare të Licensimit (QKL)

ODA ka hulumtuar në lidhje me numrin e institucioneve sipas formës së miratimit. Në totalin prej 580 institucione arsimore jo-publike parauniversitare, janë të përfshirë edhe 35 institucione të cilat nuk kanë marrë ende miratim në formën përkatëse. Këto institucione shtrihen në rrethe si Tiranë, Fier, Durrës,Elbasan, Vlorë.


Burimi: Ministria e Arsimit dhe Shkencës       
Drejtoria e Zhvillimit të Arsimit Jo-Publik       
Hulumtime dhe Komente: Open Data Albania

Reth 8.44 % e institucioneve arsimore jo-publike parauniversitare kanë miratim dhe funksionojnë me Vendim të Këshillit të Ministrace (VKM). Këto janë kryesisht shkolla fetare.  Sipas hulumtimit të Open Data Albania me urdhër të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës kanë miratim dhe funsionojnë 87.34 %  e institucioneve. Sipas aktit të QKL në vend rezultojnë të licensuara 4.22% e institucioneve arsimore jo- publike. Këto janë kryesisht institucione profesionale.


Burimi: Ministria e Arsimit dhe Shkencës       
Drejtoria e Zhvillimit të Arsimit Jo-Publik       
Hulumtime dhe Komente: Open Data Albania

Rrethe me Institucione Arsimore Jo-Publike Parauniversitare të pa miratuara 2011-2012


Burimi: Ministria e Arsimit dhe Shkencës       
Drejtoria e Zhvillimit të Arsimit Jo-Publik       
Hulumtime dhe Komente: Open Data Albania

Institucione Arsimore Jo-Publike Parauniversitare sipas formës së miratimit 2011-2012
 

Burimi: Ministria e Arsimit dhe Shkencës       
Drejtoria e Zhvillimit të Arsimit Jo-Publik       
Hulumtime dhe Komente: Open Data Albania

Komente dhe Analiza : Open Data Albania
Kontribuoi: Dhurata Milori