Open Data Albania ka kryer një hulumtim bazuar në rezultate të investigimit të dy organizmave të rëndësishëm të shoqërisë civile që veprojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. ProPublica dhe Sunlight Foundation kanë investiguar mbi pagesa të lobuesve të huaj në SHBA. Në kuadër të transparencës mbi shpenzime dhe financa të partive politike, Open Data Albania publikon të dhënat e Projektit Foreign Lobbying Influence Tracker për Shqipërinë.

Sipas këtij investigimi rezulton se në vitet 2009 – 2010 edhe partitë kryesore shqiptare kanë kontraktuar dhe paguar për lobim amerikan. Emrat e disa kongresmenëve dhe senatorëve rezultojnë në investigimin mbi lobuesit e kontraktuar dhe paguar nga Shqipëria.


Komente dhe Analiza: Open Data Albania       
Kontribuoi: Foreign Lobbying Influence Tracker by ProPublica & Sunlight Foundation       
Link: http://foreignlobbying.org/country/Albania/        

Në total ODA konstaton se partitë politike shqiptare gjatë dy viteve kanë bërë pagesa në vlerën 356 548 dollarë amerikan për Lobim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Të dhënat që po publikon Open Data Albania hedhin dritë mbi kontakte të partive politike me kompani, firma lobuese me qëllime nga më të ndryshmet.

Këto para paguhen kryesisht për ndërmjetësim dhe organizim të takimeve me personalitete të larta kryesisht në Departamentin Amerikan të Shtetit dhe në Senatin Amerikan. Gjithashtu çështje për të cilat partitë politike shqiptare kërkojnë lobim në SHBA, janë edhe diskutime dhe vlerësime të situatës politike apo elektorale në Shqipëri.

Në disa raste partitë politike, kryesisht Partia Socialiste si opozitare, kanë kërkuar edhe ndërmjetësimin lobues për të realizuar intervista apo raportime në media të rëndësishme ndërkombëtare, mbi situatën e korrupsionit dhe problematikën elektorale në vendin tonë. Në një rast partia në pushtet ka paguar edhe për lobin mbi çështjen e anëtarësimit në NATO. Ndërkohë sipas të dhënave që hulumton ODA Partia për Drejtësi dhe Integrim ka kontaktuar ndjeshëm mbi çështje që lidhen me të drejtat e komunitetit çam.

Konkretisht në vitet 2009 – 2010, jane paguar per lobim amerikan nga Parti Poltike Shqiptare shumat si me poshte:


Komente dhe Analiza: Open Data Albania       
Kontribuoi: Foreign Lobbying Influence Tracker by ProPublica & Sunlight Foundation       
Link: http://foreignlobbying.org/country/Albania/        

Partia që ka shpenzuar më shumë është Lëvizja Socialiste për Integrim LSI në vlerën 154,298 $, pasuar nga Partia Demokratike me 120 000$.

Pagesa Lobimi ne SHBA nga LSI 2009-2010


Komente dhe Analiza: Open Data Albania       
Kontribuoi: Foreign Lobbying Influence Tracker by ProPublica & Sunlight Foundation       
Link: http://foreignlobbying.org/country/Albania/
 

Pagesa per lobim ne SHBA nga PDSH 2009-2010 


Komente dhe Analiza: Open Data Albania       
Kontribuoi: Foreign Lobbying Influence Tracker by ProPublica & Sunlight Foundation       
Link: http://foreignlobbying.org/country/Albania/
 
Për lobim ka paguar edhe Partia Socialiste në vlerën 82,250 $. Hulumtimi mbi lobimin e partive politike shqiptare në SHBA zbardh një numër të zgjeruar kontaktesh edhe të Partisë për Drejtësi dhe Integrim mbi Çështjen Çame. Por në rastin e PDI nuk konstatohen pagesa korente.

Pagesa Lobimi ne SHBA nga PSSH 2009-2010


Komente dhe Analiza: Open Data Albania       
Kontribuoi: Foreign Lobbying Influence Tracker by ProPublica & Sunlight Foundation       
Link: http://foreignlobbying.org/country/Albania/    
   
Open Data Albania publikon të dhëna të investigura nga Sunlight Foundation për Shqipërinë duke përcjellë të zgjeruar pagesat, datat, vlerën e tyre, çështjen e lobuar, firmën lobuese, formën e kontaktit dhe emrat e përfaqësuesve të rëndësishëm të përfshirë në procese lobuese sipas interesit të partive politike shqiptare.

Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Kontribuoi: Aranita Brahaj