Humben jeten 2 persona, nje vajze 17 vjecare dhe nje i moshuar 70 vjecar. Si per ironi te fatit  2 kategorite me te pa fuqishme dhe me te pambrojtura ne vend. Nje e mitur dhe nje i moshuar.

Ajo qe u ndodhi atyre 2 individeve, asaj familjeje, eshte nje realitet me i gjere se aq. Eshte nje realitet qe shoqeron qindra, ndoshta dhe mijera familje shqiptare.

Me poshte jane vetem disa statistika qe ilustrojne kete fakt:

“Open Data Albania: Numri i vrasjeve për gjakmarrje po rritet. Në total në harkun kohorë 2004 – 2009 janë dhënë nga Gjykatat 117 vendime të formës së prerë për çështje që lidhen me gjakmarrjen dhe janë dënuar 94 autorë.

Open Data Albania: Në gjashte vite çështje gjyqësore për vrasje për gjakmarrje janë 106, ndërsa të dënuar për vrasje për gjakmarrje janë 83 autorë. Viti me më shumë vendime penale për gjakmarrje është viti 2004 me 28 çështje. Viti me më shumë autorë të dënuar për gjakmarrje është vitit 2006 me 22 autorë. Çështjet gjyqësore për gjakmarrje kanë shënuar rënie në harkun kohorë 2004-2008 dhe më pas rritje në vitin 2009.”
 
Shkodër: në periudhën e viteve 1990-2000 kanë braktisur përfundimisht shkollën 460 nxënës, ku 16% kanë qenë studentë, për arsye të gjakmarrjes. Nga viti 1990 deri në vitin 2000 janë numëruar 240 familje të ngujuar në Qarkun e Shkodrës.
 
Paralel me kete fakt kemi nje realitet te dale nga hici. Nje teme dite qe duan ta nxjerrin me zor nga fundi i tokes “realiteti LGBT”

Zotlartesia e tij Igli Totozani me date 13 qeshor deklaron “Lëndë për komunitetin gay në kurrikulat shkollore”
 
Mos valle ky eshte problemi kryesor i Shqiperise?

Nese mendoni keshtu atehere lexojini dhe nje here ato qe shkruhen me lart.

Nese je avokat mbro te dobtin, ate qe eshte pa mbrojtie dhe jo ata qe qe qe…

Heee, me sa di po e beni per integrimin e Shqiperise ne BE. Zoteri ne Europe hyhet me djersen e ballit jot e b….

Ilir Iliraj /oped.al/