Në harkun kohor 2009-2010, partitë kryesore shqiptare kanë kontraktuar dhe paguar shuma të mëdha parash për lobim amerikan. Organizata joqeveritare “Open Data Albania” ka kryer një hulumtim bazuar në rezultate të investigimit të dy organizmave të shoqërisë civile që veprojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. ProPublica dhe Sunlight Foundation kanë investiguar mbi pagesa të lobuesve të huaj në SHBA.

Në kuadër të transparencës mbi shpenzime dhe financa të partive politike, “Open Data Albania” publikoi dje të dhënat e Projektit “Foreign Lobbying Influence Tracker” për Shqipërinë.  Sipas këtij investigimi rezulton se në vitet 2009 – 2010, edhe partitë kryesore shqiptare kanë kontraktuar dhe paguar për lobim amerikan. Në total ODA konstaton se partitë politike shqiptare, konkretisht PD, LSI dhe PS, gjatë dy viteve kanë bërë pagesa në vlerën 356 548 dollarë amerikan për lobim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Qëllimi i lobimit

Të dhënat që publikoi “Open Data Albania” hedhin dritë mbi kontakte të partive politike me kompani, firma lobuese me qëllime nga më të ndryshmet. Sipas ODA-s, këto para paguhen kryesisht për ndërmjetësim dhe organizim të takimeve me personalitete të larta, kryesisht në Departamentin Amerikan të Shtetit dhe në Senatin Amerikan. Gjithashtu, çështjet për të cilat partitë politike shqiptare kërkojnë lobim në SHBA janë edhe diskutime e vlerësime të situatës politike apo elektorale në Shqipëri. Në disa raste partitë politike, kryesisht Partia Socialiste, kanë kërkuar edhe ndërmjetësimin lobues për të realizuar intervista apo raportime në media të rëndësishme ndërkombëtare, mbi situatën e korrupsionit dhe problematikën elektorale në vendin tonë. Ndërsa në një rast tjetër, partia në pushtet, PD ka paguar për lobim mbi çështjen e anëtarësimit në NATO.

Shumat

Në vitet 2009 – 2010 janë paguar për lobim amerikan nga PD-ja, $120 000; pagesa lobimi në SHBA nga LSI-ja janë $154 298, ndërsa PS-ja ka paguar  $ 82 250. Në total, tri partitë politike në fjalë kanë paguar $ 356 548. Hulumtimi mbi lobimin e partive politike shqiptare në SHBA zbardh një numër të zgjeruar kontaktesh edhe të Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet mbi Çështjen Çame. Por në rastin e PDIU-së nuk konstatohen pagesa korente.

 
Pagesa për lobim në SHBA nga PDSH, 2009-2010, 120 000 $

Pagesa lobimi në SHBA nga LSI, 2009-2010,  154 298 $

Pagesa lobimi në SHBA nga PSSH, 2009-2010, 82 250 $

 

Pagesa për lobim në SHBA nga PDSH, 2009-2010

Data                  Firma                                 Shuma           Qëllimi

3/2/2009           BKSH & Associates          120 000        (tarifë)

 

Pagesa lobimi në SHBA nga LSI 2009-2010

Data                Firma                                    Shuma             Qëllimi

12.03.2009      Dutko Worldwide LLC           30 000             Ndërmjetësim

23.04.2009     Dutko Worldwide LLC              30 000            Ndërmjetësim

20.05.2010      Blue Star Strategies, LLC      48 064             Shërbim Konsulence

13.07.2010      Blue Star Strategies, LLC      46 234             Shërbim Konsulence

 

Pagesa lobimi në SHBA nga PS, 2009-2010

Data                      Firma                                                               Shuma

16.03.2010            Rascy Baerlein Strategic Comunications         10 000   Shërbime Profesionale

21.03.2010            Rascy Baerlein Strategic Comunications         15 000 Shërbime Profesionale

01.04.2010           Rascy Baerlein Strategic Comunications           15 000  Shërbime Profesionale

09.04.2010          Rascy Baerlein Strategic Comunications           30 000  Shërbime Profesionale

12.04.2010           Rascy Baerlein Strategic Comunications            12 250 Shërbime Profesionale

Qeveria blen lobimin në SHBA me 825 mijë dollarë

Në kuadër të transparencës me financat publike, “Open Data Albania” publikoi dje të dhënat e Projektit “Foreign Lobbying Influence Tracker” për Shqipërinë, sa i përket pagesave që kishte realizuar edhe qeveria shqiptare. Sipas këtij investigimi rezulton se në vitin 2010, nëpërmjet një firme lobuese qeveria shqiptare ka shpenzuar 825 000 $ për lobim në SHBA. Në total, ODA konstaton se shuma ka kaluar me pesëmbëdhjetë pagesa me vlera 55 000 $ secila. Firma lobuese është “Patton Boggs”.

Ndërkohë, arsyet për ndërmjetësim lobues janë nga më të ndryshmet dhe lidhen si me marrëdhënie bilaterale ashtu edhe me programe dhe financime për Shqipërinë. Open Data Albania publikoi të dhëna të investiguara nga “Sunlight Foundation” për Shqipërinë, duke përcjellë të zgjeruara pagesat, datat, vlerën e tyre, çështjen e lobuar, firmën lobuese, formën e kontaktit dhe emrat e përfaqësuesve të rëndësishëm, të përfshirë në procese lobuese sipas interesit të qeverisë shqiptare.

Konkretisht, në vitin 2010 janë paguar për lobim amerikan nga qeveria shqiptare shumat si me poshtë:

8/16/2010           Patton Boggs                  55 000

9/17/2010           Patton Boggs                  55 000

10/22/2010         Patton Boggs                  55 000

12/3/2010           Patton Boggs                  55 000

12/20/2010         Patton Boggs                  55 000

8/16/2010           Patton Boggs                 55 000

9/17/2010           Patton Boggs                 55 000

10/22/2010         Patton Boggs                 55 000

12/3/2010           Patton Boggs                 55 000

12/20/2010         Patton Boggs                55 000

8/16/2010           Patton Boggs                 55 000

9/17/2010           Patton Boggs                55 000

10/22/2010         Patton Boggs                55 000

12/3/2010           Patton Boggs                55 000

12/20/2010         Patton Boggs                55 000

TOTALI në USD                                      825,000

mapo