Migrimi Neto në vlera negative per vendin tone theksohet pas vitit 1990. Sipas nje studimi te Open Data Albania, ky fluks shënon nivele të larta në pesëvjeçarët 2001-2005 dhe 2006-2010. Gjithashtu këto dy pesëvjeçarë karakterizohen nga lëvizje më dinamike të shtetasve shqiptar apo të huaj.

Nga të dhënat e Open Data vendet me rezulat pozitiv të diferencës së hyrjeve dhe daljeve të popullatës janë Greqia dhe Maqedonia. Në këto vende kemi me shumë flukse hyrëse individësh sesa emigrime dhe largime jashtë territorit të shtetit.

Shqiperia (47,889) eshte vendi me me shume emigrant te larguar gjate 2006-2010, krahasuar me Bosnjen (10,000), Serbine, Malin e Zi (2,508) dhe Maqedonine (2,000).