Open Data Albania ka hulumtuar mbi numrin e çështjeve të regjistruara nga sistemi i drejtësisë për krimin e vrasjes. Ky numër bazohet tek të dhëna mbi çështje për të cilat ka pasur denoncim dhe ka filluar një procedim penal. Statistika e hulumtuar ka për burim të dhëna të Kombeve të Bashkuara, të publikuara në UN Data (http://data.un.org/ ) dhe të bazuara në raportime të Drejtësisë Penale (Criminal Justice).

Të dhënat reflektojnë vetëm mbi numrin e çështjeve të regjistruara. Ato nuk japin informacion se sa është numri i viktimave për vrasje. Sistemi i drejtësisë në Shqipëri ka një modelim të mangët të mbajtjes së statistikës mbi kriminalitetin. Asnjë nga axhensitë e sigurisë publike nuk përpunon të dhëna mbi numrin e viktimave. Gjithashtu numri i viktimave të vrasjeve, për rastin e Shqipërisë nuk publikohet as nga institucione monitoruese të shëndetit publik.


Përpunimi dhe komentet: Open Data Albania   
Burimi: UNDOC Homicide Statistice CS 2012   
Link: http://data.un.org/Data.aspx?d=UNODC&f=tableCode%3A1   

Sipas të dhënave konstatohet se në gjashtëmbëdhjetë vite të hulumtuara totali i çështjeve penale të regjistruara për vrasje është 4674 çështje. Mesatarja vjetore e rasteve është 292.1 vrasje çdo vit. Viti me vlerë më të madhe në harkun kohorë 1995 – 2010 është viti 1997 me 1542 çështje për vrasje të regjistruara. Ky vit përkon edhe me gjendjen e jashtëzakonshme të krijuar nga hapja e depove të armatimeve dhe humbja e kontrollit të autoritetit shtetërorë në disa zona të vendit. Viti me vlerën më të ulët sa i takon çështjeve të regjistruara për vrasje është viti 2009.

Në Shqipëri mesatarja e viteve 1995 – 2010, për vrasje (çështje të regjistruara) për njëqindmijë banorë është 9.2. Viti me vlerën më të lartë e njëkohësisht më negative është viti 1997 me 49.9 vrasje për njëqindmijë banorë. Viti me vlerë më pozitive është viti 2009 me 2.7 vrasje për njëqindmijë banorë. Por ky tregues në përmirësim, i shënuar në vitin 2009, është pasuar nga rritje të totalit të vrasjeve në dy vitet pasardhëse.


Përpunimi dhe komentet: Open Data Albania   
Burimi: UNDOC Homicide Statistice CS 2012   
Link: http://data.un.org/Data.aspx?d=UNODC&f=tableCode%3A1   

Shqipëria shënon problematikë edhe në krahasim me vende të Rajonit Ballkanik. Ndonëse të përfshira me situata me mungesë stabiliteti, konflikte nacionale, luftëra dhe shpërbërje për rikrijim shtetesh, fqinjët e Shqipërisë në shumicën e treguesve mbi numrin e çështjeve penale për vrasje paraqesin situatë shumë më të mirë.


Përpunimi dhe komentet: Open Data Albania   
Burimi: UNDOC Homicide Statistice CS 2012   
Link: http://data.un.org/Data.aspx?d=UNODC&f=tableCode%3A1