Open Data Albania ka kryer një hulumtim mbi bilancin tregtar të energjisë elektrike në Shqipëri gjatë viteve 2007-2012. Raporti bazohet në të dhënat e ERE (Enti Rregullator i Energjisë) dhe INSTAT.

Importet përfaqësojnë vlerën e gjithë mallrave/shërbimeve të blera/kryera nga jashtë vendit.

Eksportet përfaqësojnë vlerën e gjithë mallrave/shërbimeve të shitura/kryera jashtë vendit.

Në rastet kur prodhimi vendas i energjisë elektrike nuk përmbush nevojat, atëhere institucionet përkatëse janë të detyruara ta importojnë energjinë e munguar. Gjithashtu një praktikë e tregut të energjisë elektrike është edhe shkëmbimi i energjisë në rastet kur nevojat janë të ndryshme krahasuar me prodhimin meqë energjia nuk mund të depozitohet.

Shqipëria importon gjatë periudhave të thatësirës (muajt qershor-shtator), dhe eksporton gjatë muajve kur prurjet e shirave janë të mëdha (tetor – mars).

Në formë tabelore, sasia në GWh (Gigavat-orë) dhe vlera (në mije Euro, bazuar në të dhënat e ERE) e energisë elektrike të importuar gjatë viteve 2007-2011:


Burimi: ERE

Analiza dhe komentet: ODA

Sikurse mund të shihet nga tabela, importi i energjisë elektrike ka qënë në rënie në vitet 2007-2010, por është rritur ndjeshëm në vitin 2011.

Viti 2011 përbën vitin me nivelin më të lartë në sasi dhe vlerë të importeve, ndërsa viti me cmimin me të lartë të importit është viti 2008.

Gjatë 6-mujorit të parë të vitit 2012, sasia e importuar e energjisë elektrike sipas INSTAT rezulton: 1,706.1 GWh.

Në formë tabelore, sasia në GWh (Gigavat-orë) e energisë elektrike të eksportuar gjatë viteve 2007-2011:


Burimi: ERE
Analiza dhe komentet: ODA

Sikurse mund të shihet nga tabela, eksporti i energjisë elektrike ka ardhur në rritje në periudhën 2008-2010 dhe është ulur ndjeshëm në vitin 2011. Gjatë 6-mujorit të parë të vitit 2012, sasia e eksportuar e energjisë elektrike sipas INSTAT rezulton: 297.8 GWh.

Viti 2010 përbën dhe vitin më të mirë nga ana e bilancit tregtar të energjisë (eksporte minus importe), i vetmi në 6 vitet e fundit ku eksportet janë të mëdha se importet.

Ndërkohë viti 2011 është një ndër vitet më negative për shkak të sasisë së madhe të energjisë të importuar dhe bilancit tregtar negativ.

Grafikisht bilanci tregtar, paraqitet në grafikun e mëposhtëm:


Burimi: ERE
Analiza dhe komentet: ODA