Open Data Albania po publikon të dhëna mbi prodhimin e Energjisë Elektrike nga Hidrocentrale në vend. Përveç veprave hidrike nën zotërim dhe administrim të koorporatës Elektroenergjetike Shqiptare KESH, në vend funksionojnë edhe HEC të vogla dhe të mesme. Licencimi dhe Ndërtimi i tyre filloi gjatë Programit Qeveritar për Energjetiken mandati 2009 – 2013, përmes Partneriteteve Publike Private apo HEC-e Koncesionare. Programi synonte që investime private të bënin të mundur ndërtimin e veprave hidrike duke mundësuar rritje të prodhimit të energjisë në vend. Projektet janë shoqëruar në dy dekada me debate të mbi eficensën e kontraktimeve PPP dhe mbrojtjen e zonave turistike apo luginave të lumenjve.

Në finale pas gati dy dekadash, mund të themi që vendi ka prodhim energjetik vendas në rritje, kjo fale edhe HEC-ve private, ndërsa Qeveria Akuale po vijon përpjekje për ndërtim të veprave hidrike më të mëdha si dhe është HEC Skavica kontraktuar me ligj të veçantë gjatë 2021.

Gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2021 është prodhuar një sasi prej 5 944 858 MWh nga sektori publik dhe 1 430 139 MWh nga sektori privat. Thënë ndryshe prodhimi privat i energjisë elektrike gjatë këtij nëntë mujori shënon rreth 19% të totalit të energjisë elektrike të prodhuar.


Burimi: http://www.ere.gov.al
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Shoqëria më e madhe prodhuese në vend është KESH sh.a. me kapital 100% shtetëror, e cila gjatë këtij viti sasinë më të madhe të prodhimit e ka siguruar nga HEC-i i Komanit, HEC-i i Fierzës dhe ai i Vaut të Dejës, përkatësisht 61% të total sasisë së prodhuar ose një sasi prej 4 493 691 MWh.

Sasinë më të madhe të prodhuar nga sektori privat për këtë vit e shënojnë Devoll Hydropower sha me 556 667 MWh ne nëntë muajt e parë të vitit 2021. Shoqëria ka tre njësi prodhuese hidroelektrike me një kapacitet të kombinuar të instaluara në Luginën e Devollit midis lartësive 806 dhe 95 metra mbi nivelin e detit. Kontrata Koncesionare është nënshkruan në 2008 por shtesa apo ndryshime të kontratës janë bërë më 2010 , 2013 dhe 2014.

Kurum International sha është shoqëri që prodhon energji si zotëruese e katër Hidrocentraleve Ulza, Shkopeti, Bistrica 1 dhe 2. Gjatë nëntë muajve të parë të vitit KURUM INTERNATIONAL sha ka sigurua prodhim prej 320 736 MWh. Kurum privatizoi disa vepra hidrike në vend me një kontratë tepër te diskutueshme me Qeverinë Shqiptare në fund të mandatit të dytë të Qeverisë Berisha.

Ayen As Energji sha apo HEC Ura e Fanit garantoi në nëntë muajt e parë të vitit prodhim 278 557 MWh. Kjo shoqëri po turke sa i takon origjinës së kapitalit, ka siguruar kontratë koncesionare për kaskada të hidrocentraleve Peshqesh, Ura e Fanit dhe Fangut. Kjo shoqëri ka lidhur kontratën e parë me Shtetin në vitit 2011 por ka një ndryshim shtesë kontrate edhe në vitit 2017.

Energji Ashta sh.p.k  me prodhim 238 284 MWh në nëntë muajt e parë të vitit 2021 është një tjetër shoqëri me rëndësi sa i përket prodhimit hidrik në vend. Me zotërues dhe kapital të huaj shoqëria ka objekt Ndërtim, Pronësi, Shfrytëzim dhe Transferim të Hidrocentralit të Ashtës.


Burimi: http://www.ere.gov.al
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania


Burimi: http://www.ere.gov.al
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Renditja vijon Euron Energy Group shpk, Alb-Energy shpk, Energal shpk, Diteko shpk , Power Elektrik Slabinj ,  Balkan Green Energy , Gjo Spa Power , Erdat Lura, Seka Hydropower , Energy Plus , Hydro Seta , Prelle Energji , Hec Vlushe , Denas Power, Albania Green Energjy , C&S Construction Energy , C&S Energy , HEC Tervolit , MV Inerte Lumezi , Henz Energy , Langarica Energjy , Hec Lanabregas e të tjerë sipas Listës. Po njësoj në databazën Open Corporates Albania kategoria Shoqëri Koncesionare janë krijuar pasaporta për të gjitha shoqëritë të cilat kanë licenca dhe kontraktime për Programin Energjetik të ndërtimit të veprave hidrike parmes Partneriteteve Publike dhe Private.

Open Data Albania gjithashtu ka krahasuar sasinë e energjisë elektrike të prodhuar me atë të konsumuar për vitet 2015-2021. Në këto shtatë vite vihet re që niveli i sasisë së konsumuar e tejkalon atë të prodhuar, përveç vitit 2016 ku është prodhuar 7 136 362 MWh dhe është konsumuar 7 094 576 MWh dhe vitit 2018 ku është prodhuar 8 552 152 MWh dhe është konsumuar 7 638 846 MWh. Nëntë mujori i parë i vitit 2021 gjithashtu tregon një tejkalim të vlerës së sasisë së energjisë elektrike të prodhuar mbi atë të konsumuar pra situatë Deficiti.


Burimi: http://www.ere.gov.al
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania


Burimi: http://www.ere.gov.al
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Në harkun kohor të pesëmbëdhjetë viteve, 2007-2021, situata duket të ketë ndryshuar vazhdimisht. Që prej vitit 2007 sasinë më të madhe të prodhuar në total e shënon viti 2018 me përkatësisht 8 552 152 MWh energji elektrike të prodhuar. Sasia e prodhuar nga sektori privat është rritur 24 herë për pesëmbëdhjetë vjet.

Shkarko excel: Prodhimi i energjisë elektrike nga Hidrocentrale Publike dhe Private 2007 – 2021
Komente dhe Analiza : Open Data Albania
Kontribuoi: Griselda Rruci