Open Data Albania ka kryer një hulumtim mbi eksportet e Shqipërisë sipas destinacionit gjatë viteve 2010-2012. Raporti bazohet në të dhënat e INSTAT. Eksportet përfaqësojnë vlerën e gjithë mallrave/shërbimeve të shitura/kryera jashtë vendit. Të renditur sipas vlerës, destinacioni kryesor i eksporteve të Shqipërisë mbetet Italia (51% në vitin 2012), e ndjekur nga Spanja (9%), Kosova (8%), Turqia (6%) dhe Greqia (4%).

Në formë tabelore, 10 vendet kryesore në të cilat eksportohen produktet shqiptare paraqiten (Ne milion lek):


Burimi: INSTAT
Analiza dhe komentet: ODA

Sipas peshave relative, tabela paraqitet:


Burimi: INSTAT
Analiza dhe komentet: ODA

Sikurse mund të shihet nga tabela, eksportet me Italinë përbëjnë mbi 50% të eksporteve totale. Më tej shikohet edhe një rritje e theksuar e peshës së eksporteve ndaj Spanjës dhe Kosovës, ndërkohë që eksportet ndaj Greqisë kanë ardhur në ulje. Vendet e tjera si Turqia, Gjermania, Serbia, Mali i Zi, Austria, Hollanda dhe Franca (që përbëjnë pjesën e mbetur të 10 vendeve kryesore për eksporte) kanë qëndruar thuajse konstante në peshat përkatëse gjatë viteve 2010-2012.

Gjatë 2011, rritjen më të madhe të eksporteve e ka Serbia dhe Mali i Zi (65%), ndërsa gjatë 2012 rritjen më të madhe e ka Spanja (181%). Gjithashtu uljen më të madhe të eksporteve në 2011 e ka Franca (-31%), ndërsa në 2012 e ka Serbia dhe Mali i Zi (-35%).

Në formë tabelore ndryshimi në përqindje vit pas viti i eksporteve sipas vendeve paraqitet si më poshtë:


Burimi: INSTAT
Analiza dhe komentet: ODA

Grafikisht vendet kryesore ku eksportojmë dhe peshat përkatëse paraqiten:


Burimi: INSTAT
Analiza dhe komentet: ODA

Kontribuoi: Gjergj Erebara