Open Data Albania ka kryer një hulumtim mbi importet dhe eksportet e drithrave në Shqipëri gjatë viteve 2010-2012. Raporti bazohet në të dhënat e INSTAT. Importet përfaqësojnë vlerën e gjithë mallrave/shërbimeve të blera/kryera nga jashtë vendit. Eksportet përfaqësojnë vlerën e gjithë mallrave/shërbimeve të shitura/kryera jashtë vendit. Kategoria drithra, përbëhet nga produkte si: gruri, misri, thekra, etj.



Burimi: INSTAT
Analiza dhe komentet: ODA

Sikurse mund të shihet nga tabela, importi i drithrave është rritur në 2011, dhe është ulur në 2012 (në sasi dhe vlerë).


Burimi: INSTAT
Analiza dhe komentet: ODA

Sikurse mund të shihet nga tabela, eksporti i drithrave është rritur në 2011, dhe është ulur në 2012 (në sasi dhe vlerë). Gjithashtu vihet re se eksportet  e drithrave janë thuajse të papërfillshme krahasuar me importet (dhe nevojat e vendit). Lidhur me destinacionin e eksporteve, e gjithë sasia e drithit të eksportuar gjatë viteve të fundit ka qënë drejt Kosovës.

Përsa i përket origjinës së importeve të drithrave, ato paraqiten në sasi dhe vlerë sipas tabelës së mëposhtme (Vlera ne ton):



Burimi: INSTAT
Analiza dhe komentet: ODA

Importi I drithrave sipas shteteve (ne milion lek)


Burimi: INSTAT
Analiza dhe komentet: ODA

Pjesa më e madhe e importit të drithit vjen nga Rusia (57%), e ndjekur nga Serbia (10%), Franca (8%), Kroacia (6%) dhe Italia (3%). Grafikisht:


Burimi: INSTAT
Analiza dhe komentet: ODA