Numri i punonjësve buxhetor është tkurrur gjatë tre viteve të fundit. Kështu në 2011 në institucione buxhetore punonin tetëdhjetë e nëntëmijë e treqind e gjashtëdhjetë punonjës. Ndërsa në vitin 2013 nëpunës buxhetor janë njëmijë e gjashtëqind e pesëdhjetë më pak me vlerë totale prej tetëdhjetë e shtatëmijë e shtatëqind e dhjetë punonjës.
Burimi : Ministria e financave, Buxheti i konsoliduar 2011-2013
Perpunimi: ODA
Tre institucionet që kanë më shumë të punësuar për vitin 2013 janë : Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Ministria e Brendshme dhe Ministria e Mbrojtjes. Ministria e Arsimit ka numrin më të madh të punonjësve (44.3% të totalit) sepse aty përfshihen gjithë stafet pedagogjike në shkallë vendi për të gjitha ciklet, ndërsa tek Ministria e Brendshme përfshihen gjithë efektivët e policisë. Institucioni me më pak të punësuar është Këshilli Kombëtar i Kontabilitetit me 6 anëtarë ose 0.007 % të totalit. Kjo shifër ka ngelur konstante për të 3 vitet.
Burimi : Ministria e financave, Buxheti i konsoliduar 2011-2013
Perpunimi: ODA
Numri i punonjesve vetem per vitin 2013 (ne vlere absolute dhe perqindje)
Burimi : Ministria e financave, Buxheti i konsoliduar 2011-2013
Perpunimi: ODA
Po të krahasojmë vlerat në vitin 2012 dhe 2013, do të shohim se ka tkurrje të punonjësve te Ministria e Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës, Ministria e Bujqësisë Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorëve, Ministria e Punëve Publike dhe Transportit, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Mbrojtjes , Ministria e Mjedisit Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave si dhe në Shërbimin Informativ Shtetëror.
Burimi : Ministria e financave, Buxheti i konsoliduar 2011-2013
Perpunimi: ODA
Tkurrja e punonjesve
Burimi : Ministria e financave, Buxheti i konsoliduar 2011-2013
Perpunimi: ODA
Ndërkohe, shtesë të stafit ka te Ministria e Financave, Ministria e Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve si dhe Ministria e Shëndetësisë. Edhe institucione të tjera të pavarura si Kontrolli i Lartë i Shtetit, Prokuroria e Përgjithshme, Zyra e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor si dhe Instituti i Statistikave kanë pësuar rritje të punonjësve nga viti 2012 në vitin 2013.
Burimi : Ministria e financave, Buxheti i konsoliduar 2011-2013
Perpunimi: ODA
Shtimi i punonjesve
Burimi : Ministria e financave, Buxheti i konsoliduar 2011-2013
Perpunimi: ODA